Tensioni mes Iranit dhe SHBA-së në Lindjen e Mesme ka trembur Mançester Junajtidin. “Djajtë” kanë vendosur që ta anulojnë pushimin që kishin planifikuar në Doha në fillim të muajit të ardhshëm, kur Premier Liga të aplikojë pushimet e para sezonale.

“Dua t’ia lejoj disa ditë pushimi skuadrës sime, por do të mbesim në Europë. Ka gjëra që më shqetësojnë më shumë sesa futbolli. Do të shkonim në Lindjen e Mesme, por nuk do të ndodhë me siguri”, tha trajneri Solskjaer, që konfirmoi se do të qëndrojnë në Europë, me shumë mundësi në Marbeja të Spanjës.