Futboll, FIFA dënon dy klube shqiptare

31/01/2016 - 16:45

Pas Flamurtarit, që u dënua me -3 pikë nga institucioni më i lartë i futbollit botëror për mosshlyerje të detyrimeve financiare ndaj kroatit Toni Pezo, këtë herë e kanë pësuar dy klube të kategorisë së parë. Bëhet fjalë për Kastriotin dhe Dinamon, që ashtu si Flamurtari janë dënuar me heqjen e tre pikëve nga klasfikimi aktual.

Blutë kryeqytetas e kanë marrë këtë penalizim nga FIFA për faktin se nuk kanë shlyer detyrimet financiare ndaj futbollist argjentinas Lucas Malacarne. 27-vjecari amerikano-jugor, i cili ka një të shkuar në Kategorinë Superiore, te Kastrioti e Kukësi, fitoi gjyqin që hapi në FIFA ndaj Dinamos, dhe diçka të tillë e kanë pranuar edhe vetë drejtuesit e klubit kryeqytetas.

Mosshlyerja e detyrimeve financiare ndaj një tjetër futbollisti të huaj është bërë shkak edhe për dënimin e Kastriotit. Krutanët janë ndëshkuar nga FIFA për faktin se nuk ka shlyer në kohë detyrimet ndaj rumunit Dragoi. Në Krujë pretendojnë se diçka e tillë nuk është e vërtetë, por nëse i hedhim një sy klasifikimit të fundit të azhornuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, që në këtë rast është ajo që ekzekuton vendimin e ardhur nga FIFA, shikon që Kastrioti pozicionohet në vendin e tretë në kuotën 27 pikëve, tre më pak sesa ka grumbulluar në fushën e blertë. Një dënim i rëndë ky për objektivat sezonalë të Kastriotit, që tashmë parakalohet në renditjen e Grupit A të kategorisë së parë nga Besëlidhja dhe Korabi. Në krahun tjetër Dinamo me heqjen e tre pikëve nga FIFA i afrohet gjithnjë e më shumë zonës së ftohtë të renditjes në Grupin B, teksa pozicionohet në vendin e gjashtë, në kuotën e 13 pikëve. Për Dinamon kjo nuk është hera e parë që dënohet me heqje pikësh nga FIFA, pasi blutë kryeqytetas e kanë provuar diçka të tillë edhe në vitin 2010.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Skuadra e Torinos është bërë vatër e “nxehtë” e koronavirusit në Itali.

Liga e Europës mbylli mbrëmjen e djeshme fazën e parë me eliminim të këtij sezoni, ku u plotësuan të gjitha skuadrat që do të duelojnë në

Izmir Smajlaj vijon të dhurojë paraqitje të jashtëzakonshme.

Gazetat italiane vlerësuan se gjyqtari gjerman Tobias Stieler e ndryshoi ndeshjen kur e përjashtoi nga loja Remo Freuler në fillim të pje

Mauricio Sarri mund të jetë trajneri i ardhshëm i Barcelonës.

Jerome Boateng po hetohet nga Prokuroria e Mynihut për plagosjen e Kasia Lenhardt, ish-e dashura e tij, e cila bëri vetëvrasje dy javë më

Pesë raste pozitive me Covid-19 janë regjistruar tek Interi.

 Tri fitore radhazi për Teutën që përjeton një shkurt të begatë.

Sulmuesi i Teutës, Ildi Gruda, është parë duke qarë në përfundim të ndeshjes me Tiranën në “Selman Stërmasi”.