Futboll, Shqipëria arrin shifra rekord në treg

31/01/2016 - 17:04

Kur mbeten edhe katër muaj nga fillimi i Kampionatit Europian të Futbollit “Francë 2016”, i pari i këtij lloji në të cilin merr pjesë edhe kombëtarja e Shqipërisë, janë publikuar së fundmi disa statistika rekord për përfaqësuesen kuqezi. Është portali i profilizuar dhe më profesionali në llojin e tij, “transfermarkt”, ai që ka publikuar disa shifra të çmendura mbi vlerën monetare që përfaqëson Kombëtarja Kuqezi, falë vlerës së lojtarëve që ka në përbërje.

Bazuar pikërisht në këto vlera të cilat publikohen bazuar në vlerësimin e kartonëve të futbollistëve, nga klubet në të cilat ata aktivizohen, sipas “transfermarkt”, Kombëtarja e Shqipërisë, e përbërë nga 25 futbollistë, vlerësohen në shumën total prej 39.25 milionë euro. Lista prej 25 futbollistësh kuqezi kryesohet nga mbrojtësi 21 vjeçar i Kombëtares që aktivizohet te Napoli në Seria A, në vlerën e plot 9 milionë euro, i ndjekur nga portierit Etrit Berisha që aktivizohet te Lazio, po në Seria A, me vlerë 4 milionë euro dhe Shkëlzen Gashi në vend të tretë, me 3.5 milionë euro. Bazuar në këto vlerë, por njëherësh edhe elementë të tjerë, portali “transfermarkt” ka gjeneruar dhe publikuar edhe disa statistika të tjera të veçanta në llojin e tyre, teksa ka klasifikuar repartin e mbrojtes si më të shtrenjtin në Kombëtaren Kuqezi, të vlerësuar në një total prej 14.55 milionë euro, ndërsa repartin e sulmit si më të riun sa i përket moshës mesatare, vetëm 23 vjeçare.

Sipas statistikave të publikuara nga “transfermarkt” mosha mesatare e Kombëtares Kuqezi është 25.68 vjeç, ndërsa vlera mesatare e futbollistëve në 1.57 milionë euro. Statistika edhe më e veçantë e publikuar është ajo sa i përket futbollistëve të huaj që aktivizohen në Kombëtare. Më shumë se 22 përqind e ekipit kuqezi konsiderohen të huaj. Plot 39.25 milionë euro vlerësohen në total futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Skuadra e Torinos është bërë vatër e “nxehtë” e koronavirusit në Itali.

Liga e Europës mbylli mbrëmjen e djeshme fazën e parë me eliminim të këtij sezoni, ku u plotësuan të gjitha skuadrat që do të duelojnë në

Izmir Smajlaj vijon të dhurojë paraqitje të jashtëzakonshme.

Gazetat italiane vlerësuan se gjyqtari gjerman Tobias Stieler e ndryshoi ndeshjen kur e përjashtoi nga loja Remo Freuler në fillim të pje

Mauricio Sarri mund të jetë trajneri i ardhshëm i Barcelonës.

Jerome Boateng po hetohet nga Prokuroria e Mynihut për plagosjen e Kasia Lenhardt, ish-e dashura e tij, e cila bëri vetëvrasje dy javë më

Pesë raste pozitive me Covid-19 janë regjistruar tek Interi.

 Tri fitore radhazi për Teutën që përjeton një shkurt të begatë.

Sulmuesi i Teutës, Ildi Gruda, është parë duke qarë në përfundim të ndeshjes me Tiranën në “Selman Stërmasi”.