Futbolli durrsak në pozicione historike

02/04/2012 - 00:00

Kjo foto shumë e rrallë, e vetmja që ruhet, është marrë nga epiqendra e historisë së futbollit në Durrës, nga vëllezërit Telemak dhe Mikel Nushi. Është një foto që të çon kujtesën më 9 shtator 1929. Prag ndeshja ndërmjet Futboll Klub “Durrësi” dhe Unione Sportivo Bari. Është shumë e vështirë të shkruash emrat e tyre sipas vendndodhjes në foto, sepse futbollistët e të dy skuadrave janë shkrirë njëri me tjetrin. Me përjashtim të Telemak Nushit (i pari djathtas në këmbë) dhe Thoma Nushit (i pari majtas përkulu
<h5>Kjo foto shumë e rrallë, e vetmja që ruhet, është marrë nga epiqendra e historisë së futbollit në Durrës, nga vëllezërit Telemak dhe Mikel Nushi. Është një foto që të çon kujtesën më 9 shtator 1929. Prag ndeshja ndërmjet Futboll Klub &ldquo;Durrësi&rdquo; dhe Unione Sportivo Bari. Është shumë e vështirë të shkruash emrat e tyre sipas vendndodhjes në foto, sepse futbollistët e të dy skuadrave janë shkrirë njëri me tjetrin. Me përjashtim të Telemak Nushit (i pari djathtas në këmbë) dhe Thoma Nushit (i pari majtas përkulur në gjunjë) të tjerët është e vështirë t&rsquo;i përcaktojmë sipas vendndodhjes. Uniforma bardh e zi i takon ekipit durrsak. Ndeshja përfundoi 9-2 për vendasit. Në këtë foto janë: Anastas Koxhaj (trajner), Niko Dovana, Nani Sallata, Qazim Dervishi, Rifat Jakova, Hysen Kusi (Dakja), Jorgji Koja, Bexhet Jolldashi, Irfan Gjinali, Nimet Tartari, Andrea Tirana, Karlo Lorenc.</h5>

 

Është rasti të evidentojmë një moment unikal, jo vetëm në historinë e futbollit durrsak, por edhe në atë kombëtar. Zotërojmë një dorëshkrim historik të veteranit të nderuar të futbollit durrsak, intelektualit dhe eruditit të njohur Mikel Nushi që klubi i futbollit “Teuta” dhe opinioni sportiv dhe qytetar i Durrësit, kanë të drejtën e ligjshme të mburren me këtë fakt.

Do të ishte në nderin e qytetit tonë të përkujtonim këtë ngjarje, që lartëson jo vetëm kujtimin e atij brezi që filloi të bëjë historinë e futbollit durrsak, por edhe për të evidentuar publikisht se Durrësi është i pari qytet që krijoi lidhje dhe luajti me ekipe të huaja jashtë kufijve të Shqipërisë. Më tej do të hulumtojmë në atë që quhet historia dhe origjinaliteti i futbollit durrsak.

Konkurrenca në këtë fushë sa vjen e bëhet më e mprehtë, madje në ndonjë qytet bëhet e pandershme dhe spekulative. Rinia durrsake dhe familjet e njohura tregtare ishin të lidhura me Italinë për shkak të kryerjes së studimeve në shkollat e larta të këtij shteti, por edhe për të zhvilluar tregtinë. Është meritë e këtij brezi që ngriti themelin e futbollit durrsak, mbi bazën e ndihmave financiare vetjake.

Në këtë sfond shkëlqen emri i Anastaj Koxhajt, i cili është trajneri i parë i Durrësit, por edhe nga nismëtarët e financimit mbi baza vullnetare të futbollit të këtij qyteti me shumë vlera dhe merita në sportin e topkëmbës. Gazeta “Dyrrah” do të shtrijë përpjekjet e saj serioze në trajtimin e këtyre figurave qendrore të historisë së Durrësit në futboll, duke hedhur poshtë opsione të pamotivuara.

Sipas përkrahësve të tyre, Durrësi e zhvilloi futbollin e tij në mesin e viteve 20-të, të shekullit të kaluar dhe jo më herët duke e vendosur atë në një linjë me futbollin fierak, lushnjar, vlonjat, kavajas etj. Tendencat për të spostuar rolin aktiv të futbollit durrsak në rrafshin e zhvillimit të futbollit shqiptar, janë nisur nga gjykime të ngushta provinciale.

 

Ndeshjen e parë ndërkombëtare KS Durrësi e ka zhvilluar në Itali më 7 shtator 1929 gjë që konfirmon faktin se në Durrës futbolli është organizuar shumë më herët nga ajo çfarë shkruajnë të tjerët. Rast unikal, i denjë për tu inkuadruar në historinë e futbollit shqiptar, është shoqërimi për herë të parë i ekipit jashtë vendit edhe nga një grup tifozësh

Kjo me qëllimin e vetëm për të rritur dukshëm hera herës, vlerat edhe të pamerituara të futbollit shkodran dhe atij tiranas. Edhe logjika më elementare është në favor të tezës, se Durrësi tenton të organizojë futbollin e tij diku para fillimit të viteve 20-të. Ka një dëshmi të veteranit Mikel Nushi në këtë drejtim, që do ta bëjmë publike në numrat e ardhshëm. Ajo është shumë kuptimplote dhe pengon dukshëm fitimin e terrenit të këtyre kufizimeve historike, në dëm të traditës së futbollit durrsak, se topkëmba është njohur vonë në Durrës.

Fakti që del në dritë në këtë numër të sotëm të gazetës “Dyrrah”, është ai mbi ndeshjen e parë ndërkombëtare të KS Durrësit, që është konfirmimi më i plotë i asaj se në Durrës futbolli është organizuar shumë më herët nga ajo çfarë shkruajnë të tjerët. Në se do të ishte kështu, si mund të ekzistonte mundësia që të organizohej një ekip dhe të luante jashtë kufijve të Shqipërisë, siç ndodhi me Sportklub Durrësin? A mundet të dalë ndokush që të evidentojë dukuri të tilla si kjo e tanishmja, ku një klub analog shqiptar të ketë zhvilluar qoftë edhe një takim ndërkombëtar jashtë kufijve? Absolutisht që jo, pasi do të dihej prej kohësh se ekziston një praktikë e tillë.

Mbi këtë rrafsh, dalja në dritë e këtij fakti shton avantazhin historik të futbollit durrsak në raport me të tjerët. Sportdashësit dhe opinioni i gjerë qytetar i Durrësit, kanë të drejtën legjitime deri në përmasat e krenarisë ta çmojnë si ngjarje tejet të rëndësishme dhe t’i bëjnë jehonën që meriton. Ekipin e sportklub Durrësit e kanë shoqëruar edhe 23 tifozë, që shoqata e tifozëve të tanishëm të Teutës duhet t’i trajtojë jo vetëm si mburrje të saj, por edhe si krijim historik të zanafillës së organizimeve në nivele të tilla.

Me 7 shtator 1929 u luajt ndeshja Unione Sportivo Bari – Sportklub Durrësi, e cila përfundoi me rezultatin 8-0. Në atë ndeshje për ekipin e SK Durrësit u aktivizuan: Thoma Nushi, Niko Dovana, Rifat Jakova, Hysen Kusi (Dake), Jorgji Koja, Bexhet Jolldashi, Irfan Gjinali, Karlo Lorenzo, Nimet Tartari, Andrea Tirana, Qazim Dervishi. Trajner i ekipit ishte Anastas Koxhaj, ndërsa kryetar i klubit Telemak Nushi. Me 9 shtator 1929 u zhvillua ndeshja e dytë mes këtyre dy ekipeve e cila përfundoi sërish me rezultat mjaft të thellë 9-2. Kujtojmë që ekipi i Barit në atë vit bënte pjesë në kampionatin e fortë italian të serisë A.

23 tifozët e parë

Rast unikal, i denjë për tu inkuadruar në historinë e futbollit shqiptar, është shoqërimi për herë të parë i ekipit jashtë vendit edhe nga një grup tifozësh. Nga komunikimi që kemi patur herë pas herë me të ndjerin dhe të paharruarin Mikel Nushi, po botojmë listën e plotë të 23 tifozëve që mbeten të parët në atë që quhet inkurajimi nga afër i ekipit. Dhe kjo është një tjetër vlerë që tifozëria durrsake shënon në inkurajimet ndërkombëtare. Tifozët durrsakë, ashtu sikundër ekipi i tyre Sportklub “Durrësi” mund të trajtohen si bërthama e parë e inkurajimeve sportive në të tilla pozicione. 23 tifozët e parë që ndoqën ekipin e tyre në Itali janë: Spiro Kasapi, Rexhep Keja, Margarit Goga, Hasan Beja, Emanuel Tamburidhi, Abdulla Rexha, Vangjel Koreta, Pask Golgota, Muharrem Zaza, Hysen Seiko, Rrap Laknori, Beqir Belba, Sulejman Ndroqi, Adem Tartari, Dhimitër Gjergo, Vlash Netja, Kosta Beligradi, Petraq Tusha, Dylaver Halili, Mihal Simoni, Ali Paçrami, Nevruz Nevica, Telemak Anastasiadhi.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

I kënaqur për pikët por edhe për lojën që zhvilloi skuadra e tij në pjesën e dytë.

Teuta bën detyrën, mposht 1-0 Flamurtarin e vendit të fundit në Elbasan Arena dhe ngjitet përkohësisht e vetme në krye të Kategorisë Supe

Juventusi ka ndjerë efektin e blerjes së Cristiano Ronaldos jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në marketing, pasi ka rritur ndjeshëm sh

Robert Levandovski është padyshim një nga sulmuesit më të mirë të momentit në rolin e tij.

Një thesar i vërtetë, si askush në Europë.

Ish-trajneri i Mançester Junajtid, Sër Aleks Ferguson, është akuzuar nga një menaxher që akuzohet për korrupsion, se ka trukuar një ndesh

Milani dhe Interi shkojnë përpara sëbashku, shumë kompaktë dhe me objektivin për të ndërtuar stadiumin e ri në zonën ku ndodhet aktualish

Ishin bërë të shpeshta, thuajse të zakonshme, grabitjet e shtëpive të futbollistëve në Madrid në kohën që këta të fundit ishin duke zhvil

Kampioni shqiptar i shtangës, Briken Calja, ka akuzuar ashpër nëpërmjet një reagimi  në rrjetet sociale institucionet shqiptare, që vazhd

Lionel Mesi ditën e djeshme, ka marrë çmimin “Këpuca e Artë”, të cilin e fitoi sezonin e kaluar.