I vendosur në “King Street”, “Tast Catala” është shndërruar në një nga restorantet më të frekuentuara të Mançesterit. Mes shumë personaliteteve që janë klientë të biznesit të Pep Guardiolës, drejtorit sportiv Begiristain dhe administratorit Soriano, janë edhe vetë lojtarët e Sitit, të cilët nuk është se përfitojnë një trajtim special.

“Një herë që shkova te ‘Tast’, duhet të them se ishte i shkëlqyer, por shumë i shtrenjtë”, tregon Bernardo Silva për “The Times”.

“Pep nuk na bën ulje, përkundrazi, paguajmë dyfish. Për këtë arsye shkoj shpesh në restorantin e Matës, një tjetër vend ku gatuhet kuzhinë spanjolle dhe shumë mirë madje”, thotë portugezi për lojtarin e Junajtid.