Mançester Siti dështoi të sigurojë fitoren e dytë në Premier Ligë, teksa nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2, në ndeshjen kundër Totenhemit.Skuadra e Guardiolës ishte dominuese gjatë gjithë ndeshjes, por “Spërsat” shfrytëzuan shumë mirë dy rastet e vetme që kishin, dhe arritën të marrin një barazim të vlefshëm, kundër një kundërshtari që është pretendenti kryesor për titull.

Vendasit iu afruan shumë fitores, teksa në minutat e fundit Gabriel Zhezus arriti të gjejë rrugë e rrjetës, por ishte VAR-i ai që e anuloi atë.Pikërisht ky episod e irritoi shumë sulmuesin brazilian, i cili nuk mund ta kontrollonte veten në fund të ndeshjes. Pas fishkëllimës përfundimtare të arbitrit, Zhezus është kapur nga kamerat duke iu drejtuar gjyqtarëve të ndeshjes, me fjalët: “VAR-i është një m**”.