Manchester United-Juventus, një përballje titanësh, të paktën në botën virtuale, duke i paraprirë asaj të fushës.

Në faqen zyrtare të “Djave të Kuq” ka dalë çështja “Rubentus”, falë një artikulli ku mes rreshtave dedikuar ndeshjeve të së shkuarës mes dy klubeve të mëdha europaine, krahas histories, statistikave dhe emocioneve të përjetuara, për surprizën e të gjithëve mbin edhe mbiemri Rubentus, ku pikërisht autori i shkrimit i futet edhe etimologjisë, kuptimit dhe rrënjës së kësaj fjale.

“Rubentus, një prej mbiemrave që përdoren për “Zonjën së Vjetër nga tifozët e skuadrave rivale në Itali të tilla si Fiorentina, Napoli dhe Interi. Kjo fjalë rrjedh nga folja italiane vjedh, por njëherazi është derivat i reputacionit të njollosur të bardhezinjve në të shkuarën, që kulmoi me çështjen “Calciopoli”, lexohet në artikullin e publikuar ne faqën zyrtare të Manchester United.

Sigurisht që shkrimi vijon më tej duke vlerësuar aftësinë e kësaj skuadre, e cila nuk është vënë kurrë në dyshim, por disa nga taktikat e tyre nuk kanë rezultuar të tilla, lexohet më tej.

Me pak fjalë, një përshkrim apsak i këndshëm për futbollin italian dhe kryesisht për bardhezinjtë. Sigurisht që një artikull i tillë, sfidues ndaj Juventusit dhe historisë së klubit, do të shoqërohej me kontestime të shumta, për këtë arsye pak orë më vonë pas publikimit “Djajtë e Kuq” e kanë hequr atë nga faqja zyrtare.