Gara për FSHF-në, ish-sulmuesi i Kombëtares: Një xhuxhmaxhuxh politik do të kapë futbollin

Postuar: 12/01/2018 - 12:10

Pas shpallljes së kandidaturës nga deputeti socialist Bashkim Fino, për kreun e institucionin më të rëndësishëm të futbollit në vend, ka reaguar edhe ish-sulmuesi i njohur i Kombëtares dhe Vllaznisë, Roland Luçi.

Përmes një statusi në Facebook, Luçi shkruan se “Futbolli, si nje nder simbolet e pakta qe eshte ne gjendje te dali jashte kontureve shteterore dhe te ngrej peshe shqiptaret kudo qe jane po sfidohet nga nje xhumaxhuxh politikisht i telekomanduar qe lidhjen me boten e sportit e argumenton me te qenit tifoz!”

STATUSI I PLOTË

FSHF dhe testi edvinist

Gazi mashtroi Olsin, Olsi i fryu ne vesh te vellait dhe ky hodhi ne ring Baçin - kjo eshte njera ane e medaljes.
Ana tjeter eshte provokimi kryeministror ndaj biznesit te lidhur me futbollin dhe sidomos testimi i koduar qe Edi do qe ti bej "besnikeve" te vet bashkiake.
Futbolli, si nje nder simbolet e pakta qe eshte ne gjendje te dali jashte kontureve shteterore dhe te ngrej peshe shqiptaret kudo qe jane po sfidohet nga nje xhumaxhuxh politikisht i telekomanduar qe lidhjen me boten e sportit e argumenton me te qenit tifoz!
Mbas nje muaji do te perjetojme momentin kur "besniket" do ja dredhin, kur sipermarrja sportive do te tregoj dinjitet, kur faktoret votues do te demonstrojne pavaresi, kur dorashkes politike futbolli duhet ti pergjigjet me peshqirin e knockout-it te hedhur drejt topolakut te genjyer e te perdorur edvinisht.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

 Luka Modric është shpallur lojtari më i mirë i FIFA-s.

   FIFA ka zgjedhur formacionin më të mirë të vitit.

   Në ceremoninë e FIFA-s e cila po zhvillohet në Londër është dhënë çmimi për trajnerin më të mirë të vitit

   Inter duket se po e merr veten pas startit jo shumë të mirë këtë sezon.

   Federata Shqiptare e Futbollit ka pezulluar trajnerin e Kombëtares së Femrave, Armir Grima, i cili ishte mes personave të arrestuar pa

   Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj ishte protagonist në fitoren e Albacetes ndaj Mallorcas me rezultatin 1-3 teksa shënoi golin e parë p

Shakatë janë shumë të përhapura midis futbollistëve të ndryshëm dhe diçka e tillë i ka ndodhur dhe ekipit të Mançester Junajtid.

Ditën e djeshme u zhvillua etapa e katërt dhe e fundit e Turit të Shqipërisë për kategorinë "Junior".

Barcelona barazoi në shtëpi ndaj Gironës me rezultatin 2-2 në sfidën e vlefshme për javën e 5-të të La Ligas.