Armando Duka, kreu aktual i Federatës Shqiptare të Futbollit ka regjistruar kandidaturën për një mandat të dytë në krye të FSHF-së.

Përmes një postimi në Facebook, Duka shkruan se e mori këtë vendim pasi ia kishin kërkuar edhe anëtarët e e tjerë të FSHF-së.

STATUSI I PLOTË

Së bashku për futbollin 

Ndihem jo vetëm i detyruar por mbi të gjtha i vlerësuar dhe i respektuar që një pjesë e konsiderueshme e komunitetit të futbollit dhe anëtarëve të Federatës Shqiptare të Furbollit ka kërkuar rikandidimin tim në rolin e presidentit të ketij institucioni.  

Pas konsultave me faktorë të rëndësishëm dhe grupe interesi që përfaqësojnë të gjjtha kategoritë, moshat dhe gjinitë vendosa të rikandidoj i bindur se të gjthë bashkë përfshirë dhe ju që nuk keni të drejtë vote mund të vazhdojmë se bashku një rrugë e cila në mënyrë të pashmangshme na ka dërguar te progresi. 

Masivizimi i futbollit, fëmijët, të rinjtë, femrat, rezultatet e skuadrës Kombëtare me objektivin madhor për kualifikimin në EURO 2020 dhe Kupën e Botës 2022, arritjet e klubeve në arenën ndërkombëtare, politikat e futbollit dhe e ardhmja e garantuar më japin besim se sërish do vendosim për një futboll shqiptar gjjthnjë e më të mirë.  

Që nga ky moment jam në dispozicion te të gjjthë anëtarëve te Asamblesë Zgjedhore. 

Me respekt Armand Duka