Gashi: Turneun ta njohë edhe FIFA

16/07/2012 - 00:00

Idriz Gashi(djathtas), me trajnerin e njohur grek të klubit të Selanikut Janiotis
<p>Idriz Gashi(djathtas), me trajnerin e njohur grek të klubit të Selanikut Janiotis</p>

Në Durrës erdhwn 107 ekipe me 2800 futbollistë nga shtatë vende europiane. Dominuan kryesisht ekipet shqipfolëse në Norvegji, Maqedoni, Serbi, Turqi duke mos bërë fjalë për Kosovën që janë vëllezërit tanë të një gjaku. Thelluam përvojën e grumbulluar dhe po kristalizojmë përpjekjet drejt përsosjes gjithnjë e më të madhe të këtij organizimi të pazakontë...

Ndonëse ditë të gjata dhe të nxehta korriku, ato nuk u ndjenë dhe “vrapuan” shumë shpejt kur bëhet fjalë, për organizimin e Turneut Vllaznimi dhe Kupës Pavarësia. Idriz Gashin, organizatorin numwr një i këtij evenimenti të rwndwsishwm futbolli, se mban vendi nga gëzimi dhe kënaqësia. “Kaluam një ngarkesë të jashtëzakonshme pune, nga 24 qershori dhe deri më 9 korrik,- komenton Idriz Gashi. Në Durrës erdhwn 107 ekipe me 2800 futbollistë nga shtatë vende europiane. Dominuan kryesisht ekipet shqipfolëse në Norvegji, Maqedoni, Serbi, Turqi duke mos bërë fjalë për Kosovën që janë vëllezërit tanë të një gjaku. Thelluam përvojën e grumbulluar dhe po kristalizojmë përpjekjet drejt përsosjes gjithnjë e më të madhe të këtij organizimi të pazakontë”. Gazeta “Dyrrah” nuk mund të mos e mbështesë këtë përpjekje, që edhe në këto përmasa të evidentimit është nxitur dhe zgjeruar jehona e kësaj ndërmarrje sa të guximshme aq edhe profesionale dhe pasionante.

Hysen Gashi

Është kryetar i komunës së Rrashbullit, por edhe sportist i njohur. Hysen Gashit, kampion në mundje dhe dashamirës i thekur i sportit në tërësi, i vjen mirë që e klasifikon thjesht me fjalën: njeri i sportit. Pikërisht këtij njeriu të mirë, në vitin 2004 Idriz Gashi vetw dhe i troket në derë dhe i shfaq planet e tij. Idrizi kujton: “Duke qenë se me përpjekjet e mëdha të kryetarit të komunës së Rrashbullit Hysen Gashi, u ndërtua një fushë model futbolli në vendin që quhet Mulliri i Bullgarit, mendova që të bisedoja me të për një takim të zgjeruar futbolli. Dhe Cen Gashi u tregua i gatshëm. Çfarë të kërkosh nga unë, më tha jam i gatshëm të tw ndihmoj. Le t’i mbledhim ekipet shqipfolëse njëherë në Rrashbull dhe të flasim njëri me tjetrin edhe në gjuhën e futbollit, ishin fjalët e kryetarit të komunës. Më 2005-ën u organizua turneu i parë me disa ekipe dhe nga viti në vit e zgjeruam pjesëmarrjen.

Fituam më shumë përvojë dhe për çdo vit vendosnim nga një risi. Populli po e pëlqente dhe na inkurajonte. Njerëzit kënaqeshin me ndeshjet dhe dukej qartë, se ato po ktheheshin edhe në festa sportive, në ngjarje dhe dukuri të kënaqshme dhe mbreswlënëse”. Hysen Gashi është nga ata njerëz që nuk shkel mbi fjalën e thënë dhe mbështetja u bë edhe financiarisht. Edhe në turneun e fundit, komuna mbuloi shpenzime jo të vogla veçanërisht në akomodimin e drejtuesve të skuadrave të futbollit. E gjithë zona e Rrashbullit mburret me Hysen Gashin, që u dhuroi atyre traditën e një ngjarje sportive, që është kthyer në një eveniment spikatës jo vetëm për zonën e tyre, por edhe për mbarë vendin. Idrizi është i gëzuar thjesht edhe për këtë dukuri, pasi e ndjen se nuk mbeti i vetëm. Dhe sot është fituar ajo që me të drejtë konsiderohet Turneun Ndërkombëtar Vllaznimi.

Së pari FSHF-ja

49 vjeçari Idriz Gashi e arriti synimin për të qenë Komuna e Rrashbullit promotore. Por aftësitë menaxhuese ia ngacmonin fantazinë, për të bërë palë në këtë ndërmarrje edhe organizma zyrtare të fuqishme. Një ndër to është edhe Federata Shqiptare e Futbollit dhe presidenti i saj Armando Duka. “Kemi 5 vite që jemi njohur nga FSHF-ja,- shprehet Idriz Gashi. Këtë vit arriti kulmin me krijimin e zyrës rajonale të futbollit, me përgjegjës ish-futbollistin e njohur të Teutës, Dritan Babamusta. Kam patur në krah çdo të deleguar të kësaj federate, por veçanërisht Tan Babamustën. Dorëzojmë pas përfundimit të turneut protokollet e ndeshjeve, përbërjen e plotë të ekipeve dhe stafit të tyre, informojmë mbi të gjitha detajet e organizimit të turneut.

Serioziteti, menaxhimi profesional dhe në dobi të ekipeve pjesmarrëse, evitimi i interesave të ngushta të individëve etj. bindën FSHF-në që të na mbështesë edhe ajo. Trofetë dhe një pjesë të bazës materiale sportive, janë ndihmesë financiare e Federatës së Futbollit. Në i jemi mirwnjohës presidentit Duka për këtë mbështetje, duke e siguruar për rritjen e autoritetit të futbollit shqiptar edhe në këto nisma. Sipas Gashit, ndjehet nevoja në të ardhmen për pasurimin e infrastrukturës sportive ku FSHF-ja dhe Klubi i Futbollit Teuta kanë pjesën e tyre të mbështetjes. “Ky vit që përkoi edhe me krijimin e zyrës rajonale të futbollit në Durrës, ishte edhe më i arrituri. Idriz Gashit iu shtua edhe një koleg i nderuar si Dritan Babamusta, që ka vlerën e suksesit”,- pohon për “Dyrrah” organizatori i turneut ndërkombëtar të futbollit Vllaznimi, Idriz Gashi.

Të tjerët

Idriz Gashi e ndjen i pari se veprimtari të këtij niveli si trofeu Pavarësia, nuk mund të kenë jehonën dhe efektin e duhur në se nuk mbështeten edhe nga biznesi. Sepse duhen hotelet ku do të akomodohen ekipet e futbollit, shpenzimet për dhuratat në bazë materiale dhe në medaljet e fituesve, mjetet për lëvizjen e të ftuarve në qytete të ndryshme të vendit, sigurimin e delegatëve, të gjyqtarëve etj. Të gjitha këto vërtet janë menduar dhe planifikuar nga Idriz Gashi, por janë zbatuar nga të gjitha palët e përfshira në mirëmbajtjen e njërws prej veprimtarive më të rëndësishme dhe më të mirëfillta të futbollit në Shqipëri. Është thithur angazhimi i kompanive të tilla si Coca Cola, Uji Tepelena, Birra Kaon, PNUD-i, Tomas Sport etj. “Edhe nga fotot që keni botuar, thekson Idriz Gashi vihet re kultura e organizimit, por edhe pasuria e bazës materiale të dhënë për fituesit dhe pjeswmarrësit si topa, çanta sportive, këpucë futbolli, fanele dhe uniforma etj. Ceremonitë e përfundimit të konkurrimit pas çdo grup moshe janë zhvilluar sipas të gjitha standardeve të vendeve të zhvilluara. Kjo sigurisht ka rritur reputacionin e Turneut Ndërkombëtar “Vllaznimi” dhe kërkesat për të marrë pjesë në të po vijnë edhe nga shtete të tjera të huaja. Nuk ka si bëhet më mirë”.

Së fundi FIFA

Tetë vjet nuk janë pak për të kaluar në shinat e traditës një veprimtari pikante. Por mbetet të arrihet objektivi kryesor, që do të shënonte një lloj ëndrre edhe për vetë organizatorët, por veçanërisht për Idriz Gashin. Kjo do t’ia rriste autoritetin jo vetëm atyre që merren me këtë turne, por kujtdo shqiptari. Idrizi më zbulon edhe planin e tij, që do ta konsideronim si shumë të guximshëm, por jo të paarritshëm. Kërkohet të futet në “lojë” FIFA. Befasia është e plotë. Surpriza po nxitet. Duhet edhe pak kohë. Por aventura konsiderohet e nisur. “Po e testojmë veten në format më të larta të organizimit,- thotë Idriz Gashi. Tërë këto vite kam lëvizur në mjaft shtete dhe kam vrojtuar nga afër, se çfarë duhet të ketë një organizim i përmasave që të njihet edhe nga FIFA. Çdo gjë meriton të jetë perfekte, e mirwkopsitur, e gjithanshme.

Përfitimet janë të zakonshme. Së pari është morali dhe dinjiteti i vendit tonë. Së dyti, kënaqësia e çdo ekipi të huaj që prek Shqipërinë dhe që teston veten në ballafaqime të nivelit inkurajues. Së treti, përfitimet financiare janë të konsiderueshme për tregtarët dhe biznesin vendas. E kështu mund të vazhdojmë të rendisim shumë tregues. Mbi bazën e suksesit të tanishëm, po shikojmë mundësinë çfarë mund të bëjmë edhe më mirë vitin e ardhshëm. Por unë dhe bashkëpunëtorët e mi, jemi të vendosur që ky aktivitet të njihet sa më shpejt dhe në vijimësi edhe nga FIFA. Kjo ka për të qenë një arritje e jashtëzakonshme”. Që të bëhet kjo, lëvizja është nisur nga FSHF-ja dhe presidenti i saj Armando Duka. I gjithë dokumentacioni po përpunohet dhe përgatitet për t’u dërguar në FIFA. Është një zhvillim që ngre peshë.

Të gjitha ndeshjet janë drejtuar nga gjyqtarë të superligës shqiptare, një pjesë me kategorinw ndërkombëtare, gjyqtarë të superligës maqedonase, turke, serbe etj. Ishte autoriteti i krijuar i këtij turneu, që detyroi FSHF-në që të aplikojë për herë të parë në futbollin shqiptar sistemin e komunikimit të gjyqtarëve me kufje. Këto janë pluse jo të vogla, që duke rreshtuar këtu si dukuri pozitive edhe shkallën cilësore të akomodimit hotelerik, fitohet gjithnjë e më shumë terren për të bindur FIFA-n për një njohje sa më të shpejtë të Turneut Ndërkombëtar “Vllaznimi”. Kur kthen kokën mbrapa, nuk mund të mos respektosh dhe evidentosh mbështetesin e parë Hysen Gashin dhe bashkëpunëtorët e tij. Por duke frenuar superlativat, në këtë sfond shumë vjeçar përpjekjesh të shoqëruar me një sukses të plotë, meriton t’i formulosh publikisht lëvdatat atij pra, krijuesit, nxitësit dhe menaxhuesit që quhet Idriz Gashi.

 

 

 

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Teuta u ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve në kuadër të sfidës së të shtunës që do të zhvillojë në Korçë me Skënderbeun.

Ka mbetur vetëm të njoftohet data e inaugurimit të Stadiumit “Al Bayt” në Katar, një nga vendet që do të mirëpresë ndeshjet e “Botërorit

Irani merr vendimin historik për lejimin femrave në stadium për të ndjekur ndeshjet e futbollit.

Teuta luan një ndeshje delikate, pasi do të ndehet me Skënderbeun në qytetin  Korçës, ditën e shtunë në orën 16:00.

Një ish-futbollist holandez është ekzekutuar në një atentat në Amsterdam.

Në Madrid ndaj Atletikos mbrëmjen e djeshme, sigurisht që nuk ishte një ndeshje e lehtë për Juventusin.“Zonja e Vjetër” po fitonte me dy