Fiorentina po kalon një formë të keqe këto kohë, teksa nuk njeh fitore prej 4 ndeshjesh. Në 14 ndeshje të zhvilluara, klubi nga Firence ka grumbulluar vetëm 16 pikë pavarësisht afrimeve që u bënë në skuadër në merkaton e verës, dhe kjo formë nuk iu ka pëlqyer aspak drejtuesve.

Pikërisht nga kjo mund ta pësojë trajneri Viçenco Montela, i cili tashmë ka humbur edhe besimin nga drejtuesit. Sipas mediave italiane ish-trajneri i Milanit është pranë shkarkimit dhe vendin e tij pritet ta marrë një tjetër ish-trajner i “Djallit”. Bëhet fjalë për Xhenaro Gatuzon i cili nga fundi i sezonit të kaluar kur u largua nga Milani, është i papunë dhe po kërkon një tjetër skuadër për të ushtruar profesionin e trajnerit.

Në orët e ardhshme pritet të ketë zhvillime të reja, por në listë për tu emëruar trajner te Fiorentina është edhe Di Baxhio, i cili gjithashtu pëlqehet nga drejtuesit.