Gatuzo po përjeton javën më të vështirë që kur ai është ulur në stolin e Milanit. Komente të ashpra vijnë edhe ish-presidenti i kuqezinjve, Silvio Berluskoni, i cili tashmë është presidenti i një ekipi të ri, Monzës.

“E ndjek gjithmonë Milanin si një tifoz, por gjithmonë është zhgënjim sepse ndjen vuajtje të shohësh këtë Milan në fushë. Sulmuesi ynë nuk merr shumë pasime dhe e gjitha kjo vjen nga skema, për të cilën unë shpresoj që Gatuzo ta ndryshojë shumë shpejt. Për sa i përket të ardhmes së tij nuk kam dëshirë të interpretoj asgjë, pasi këto i di shoqëria”, është shprehur Berluskoni për “Mediaset”.

Ai gjithashtu disa ditë më parë i ka dhënë edhe një këshillë tjetër Gatuzos, që të luajë me Suson si sulmues i dytë.