Girardi: Parma, në duar të sigurta, Rezart Taçi bën gati 35 milion euro për Parmën

17/01/2015 - 15:31

17 janar 2015 -  Ish-presidenti i Parmës, Tomaso Girardi, ka bërë të ditur se beson plotësisht te Rezart Taçi, pasardhësi i tij në drejtimin e klubit të Serisë A. “Ishte një zgjedhje e bërë nga familja jonë për të mos vazhduar më me futbollin. Taçi është një mik i imi, një person i mirë, Parma ka përfunduar në duar të sigurta. Tifozët një ditë do të më falënderojnë për këtë shitje të klubit”, ishin fjalët e drejtuesit që u largua në dhjetor duke i shitur kuotat e tij një fondi investimi ruso-qipriot, i cili kontrollohet nga shqiptari. Taçi ka filluar të kontaktojë drejtues klubesh, por edhe menaxherët e futbollistëve të rëndësishëm, siç është Alesandro Moxhi, djali i Luçiano Moxhit. “Kam folur si me presidentin e klubit, ashtu edhe me drejtorin e përgjithshëm Leonardi. Ata kanë dëshirën e madhe të dalin nga kjo situatë dhe sidomos ekziston besimi se mund të ngjiten në klasifikim”, tha menaxheri, i cili u siguroi transferimin e Antonio Noçerinos.

Biznesmeni shqiptar, Rezart Taçi, ka filluar të bëjë hapat e parë në administrimin e Parmës, duke filluar të shlyejë pak nga pak të gjitha detyrimet e prapambetura që klubi emilian ka mbledhur në vitet e fundit. Taçi është takuar në hotel “Principe Di Savoia” në Milano me “grupin e punës”, mes të cilëve avokatët Konte e Rodella, si dhe Pietro Leonardin, drejtorin e përgjithshëm të klubit. Fillimisht u arrit akordi për kalimin nga fondi i investimit ruso-qipriot i rreth 5 milionë eurove në arkat e klubit, ndërsa brenda fundit të kësaj jave pritet që të transferohen edhe rreth 30 milionë euro të tjera në llogaritë e Parmës. Në këtë mënyrë, klubi do të paguajë pagat e prapambetura të lojtarëve për të evituar sanksione të tjera, ndërsa do të paguajë edhe një pjesë të borxheve që ka ndaj kompanive të ndryshme. Gjatë kësaj darke është diskutuar edhe për merkaton, ku Taçi ka filluar personalisht negociatat me Piero Ausilion, drejtuesin e Interit, për huazimin e M’Vila dhe Krhin. Njëkohësisht, është kontaktuar Atletiko Madrid për huazimin e uruguaianit Rodriguez, i cili nuk po gjen hapësira në këtë sezon. Klubi ka siguruar dje më në fund një “po” nga Noçerino dhe Gonzalez, të cilët kanë marrë garancinë financiare se do të paguhen në kohë, ndërsa kanë filluar kontaktet me Xhilardinon e Xhovinkon, dy futbollistë që edhe më parë kanë veshur fanellën e kësaj skuadre. Në Itali ka ende dyshime rreth Taçit dhe forcës së tij ekonomike, por në mbrojtje të biznesmenit shqiptar ka dalë ish-sulmuesi italian, Daniele Masaro. Ky i fundit, përgjegjës i marrëdhënieve me publikun të Milanit, ka komunikuar shpesh me Taçin falë projekteve të “Milan Junior Camp” në Tiranë.

“Taçi është një nga emrat më të fuqishëm për sa i përket tregut të karburanteve. Me të kemi organizuar disa herë “Milan Junior Camp” dhe falë kontakteve të tij kemi zhvilluar edhe dy ndeshje miqësore në Tiranë. Për dy vite ishte sponsori i Milanit, potencialisht për sa i përket nivelit ekonomik është “i karikuar”. Dëshironte të blinte Bolonjën, i ofruan disa skuadra në Serinë B, por atij i pëlqen të bjerë në sy, ndaj dëshironte një klub të rëndësishëm”, tregoi ish-sulmuesi italian që ka vizituar shpesh Tiranën gjatë viteve të fundit.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

E ardhmja e portierit Gary Maley në Livingston është lënë në mëshirën e tifozëve në rrjete sociale, pasi që klubi e postoi një anketë ku

Ish-lojtari italian, Masimo Brambati, ka hapur polemika të shumta në Itali, teksa në një lidhje live në “Instagram” ditën e djeshme është

Federata Malteze e Futbollit ka organizuar një mbledhje për të vendosur në do të jepet apo jo titulli kampion për edicionin 2019-2020.

Barcelona i ka të qarta idetë për merkaton e kësaj vere. Blaugranat kërkojnë të ndërhynë në ato reparte ku kanë më shumë nevojë.

Ky sezon ka qenë i pafat për Lukas Bilian. Dëmtimet i kanë komplikuar situatën duke e lejuar të luajë vetëm në 7 raste.

Portieri argjentinas, Uilli Kabajero ka zbuluar se mori kërcënime me jetë, pas asaj gafe të bërë në Botërorin e Rusi 2018, kur tentoi të

Teuta është e gjitha e përqendruar te stërvitjet. Data e rifillimit të kampionatit po afron dhe në Durrës duan që të jenë gati.

Në një kohë kur Premier League mbetet në pritje për të mësuar datën zyrtare se kur do të rifilloj kampionati, ekipet po punojnë për sezon

Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Michael Schumacher pësoi një aksident të rëndë në Alpet Zvicerane në janar të 2014-ës, ndërsa

Erblira Bici është një nga volejbollistet më të njohura shqiptare që luan në Itali.