Gjendja e jashtëzakonshme në Francë, pezullohen aktivitetet sportive

14/11/2015 - 14:53

14 nëntor 2015 - Qeveria franceze pezulloi të gjitha aktivitetet politike, kulturore por dhe sportive që ishin në program këtë fundjavë pas ngjarjes tragjike që ndodhi në kryeqytetin e vendit.

Presidenti Hollande urdhëroi që çdo aktivitet sportiv i programuar për këtë fundjavë të shtyhet, përfshi këtu dhe një ndeshje për Kupën e Europës në Rugby mes Racing 92 dhe Glascow, që pritej të luhej në stadiumin “Colombes” këtë të diel, dhe ndeshja e PSG në Handball, ndërsa në program ishin dhe disa takime të vlefshme për Kupën e Francës, ku do të zbrisnin në fushë ekipe të kategorive inferiore.

Lajmi u bë i ditur pas mbledhjes së jashtëzakonshme dhe të Federatave Sportive, që u mbajt në orët e para të mëngjesit dhe që u pasua dhe nga dalja në media e presidentit Hollande, që njoftoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend.

/portali DurresLajm/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Drejtori teknik i Teutës, Sulejman Starova foli për detyrën e re, kampionatin, derbin dhe për Vllazninë kryesuese.

Godet Sopoti, merr një lojtar nga Teuta.  Drejtuesit kanë arritur akordin me klubin durrsak për të siguruar shërbimet e mesfushorit Endri

Dejvi Bregu, realizoi një eurogol në përballjen e sotme ndaj Kastriotit, duke i dhuruar 3 pikë të arta Teutës, që është vënë në ndjekje t

Edi Martini i cilëson si të arta tre pikët që mori Teuta e tij në transfertën e Kamzës ndaj Kastriotit.

Teuta ka vuajtur për të gjetur suksesin në ndeshjen në transfertë përballë Kastriotit.

Juventusi po jeton një prej momenteve më të vësh tira të 10 viteve të fundit, ku ka dominuar totalisht në Itali, ndonëse është ende në ga

Humbja 2-0 ndaj Lestërit në kampionat, e ka komplikuar ndjeshëm situatën te skuadra e Çelsit.

Xhekson Ferreira ka qenë një përforcimi i papritur për Teutën, për vetë mënyrën se si ndodhi.

Sulmuesi i skuadrës spanjolle të Eibarit, Sergi Enrik, ka marrë një goditje të rëndë së fundmi, teksa gjykata e ka dënuar atë me dy vite