Është hedhur shorti për ndeshjet gjysmë finale në Ligën e Kombeve që do të luhen përkatësisht në datat 6 dhe 7 tetor të vitit të ardhshëm.

Skuadrat që do të përballen sipas këtij shorteu janë Spanjë–Itali dhe Belgjikë-Francë.

Të dyja ndeshjet do të luhen në Itali, në stadiumin “San Siro” dhe “Allianz Stadium”, ndërkohë që finalja e Ligës së Kombeve do të luhet më 10 tetor 2021.