Jo dy vjet, jo një vit, por 6 muaj. Është ky ndëshkimi për një futbollist fajtor për faktin se gjuajti me qëllim me kokë në fytyrë një kundërshtar, duke i shkaktuar një frakturë në kockën e hundës. Protagonisti është Brandao, sulmuesi i Bastia, viktima Thiago Motta, që u godit në fytyrë në 16 gushtin e kaluar, në përfundim të javës së dytë të kampionatit në tunelin e Parc de Princes.

Brandao realisht që është përkëdhelur nga komisioni disiplinor që dha verdiktin: 6 muaj pezullim. Do të mund të luajë sërish nga 22 shkurti i 2015, edhe pse me gjykimin penal rrezikon deri në 3 vjet burg.

Gjatë mbledhjes së Komisionit Disiplinor, avokati i brazilianit rindërtoi kontekstin e dinamikës, duke e transformuar Brandaon në viktimë të fyerjeve me karakter racist nga Thiago Motta. Italiani që ishte prezent në përballjen e ballafaqimit përgënjeshtroi në mënyrë kategorike. Pastaj trupa e gjykatësve vendosi të japë një ndëshkim që korrespondon me gjysmën e atij që ju dha një vit më parë Leonardos, që shtyu një arbitër sërish në tunelin e Parc de Princes, dhe të mendosh që ajo shtyrje ndaj arbitrit ishte më pak e dukshme se goditja me kokë e Brandaos që duket qartë ndërsa pret Mottan të kthehet nga fusha, për ta goditur befasisht për t’ia futur më pas vrapit, i mbrojtur edhe nga një shok skuadre.

Braziliani nuk i ka kërkuar kurrë falje mesfushorit të PSG, por gjithsesi është dhe objekt i drejtësisë penale. Procesi është përcaktuar të zhvillohet në 3 nëntor dhe në gjykatë Brandao rrezikon deri në 3 vjet burg, 45 mijë euro gjobë dhe një përjashtim nga manifestimet sportive për plot 5 vjet.