Nuk po kalon një moment të gëzueshëm Zinedin Zidan, i cili, pas dy sezonesh ku ka fituar gjithçka në stolin e Realit të Madridit, sot e sheh të ardhmen e tij në dilemë, të varur thuajse plotësisht te sfida në Champions ndaj PSG-së.

I vënë në kërkim të qetësisë, në këtë aspekt nuk e ka ndihmuar me siguri Marko Materaci, i cili 12 vite pas goditjes së famshme me kokë në Botërorin “Francë 2006” (ku triumfuan “axurrët”, në finale pikërisht ndaj gjelave”) është fotografuar përpara një vepre arti që portretizon shabllonin e tij (me Kupën e Botës në duar) dhe atë të Zidanit saktësisht në momentin e goditjes.