Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Goditje e rëndë për pronarët e Interit, klubi kinez përjashtohet nga kampionati

01/03/2021 - 16:54

 Skuadra kineze e Jiangsu FC, e cila fitoi titullin në muajin nëntor, nuk do të jetë më pjesë e elitës së futbollit kinez. Shkak për këtë janë bërë borxhet e klubit, të cilat nuk janë shlyer nga grupi “Suning” që kanë në pronësinë e tyre klubin.

Këta të fundit e kishin nxjerrë në shitje klubin, duke kërkuar shumë pak, por pronarët e rinj të merrnin përsipër borxhin i cili ishte i madh.Kjo situatë ka ndodhur për shkak të situatës së vështirë që po kalon “Suning”, të cilët e morën klubin në pronësinë e tyre në vitin 2015.

Grupi kinez, në një deklaratë të bërë pak kohë më parë, njoftuan se do të heqin dorë nga disa biznese të tyre, për shkak të situatës së vështirë nga Koronavirusi. Jiangsu përjashtohet kështu nga kampionati dhe nuk do të marrë pjesë në asnjë kompeticion, duke hidhëruar së tepërmi tifozët.

Kjo ka sjellë panik edhe te Interi në Itali, pasi kujtojmë se “Suning” kanë në pronësinë e tyre edhe klubin zikaltër, për të cilët gjithashtu po kërkojnë blerës të rinj, pasi nuk munden ta mbajnë, duke frikësuar tifozët e Interit, së tepërmi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Lajm jo i mirë për Realin e Madridin në momentin kyç të sezonit.

Juventusi nuk po gjen paqe këtë sezon. Nuk ka vazhdimësi në rezultate dhe as siguri për të ardhmen.

Fjalët e Elvis Plorit, një javë më parë në “Rubrika Sportive” vazhdojnë të krijojnë pështjellim dhe polemika.

Trajneri i Teutës, Edi Martini, mendon se tashmë çdo gjë bëhet më e vështirë me skuadrën e tij në vendin e parë.

Është ngjitur në kuotën e 7 golave, 3 më pak se shoku i tij i skuadrës, Dejvi Bregu.

Vedat Muriqi nuk ia ka dalë që deri tani të përmbushë pritshmëritë me Lacion.

Napoli mposhti Sampdorian ditën e djeshme me rezultatin 2-0, duke marrë një fitore shumë të rëndësishme, e cila i mban në garë për zonën

Trepça mposhti në fundjavë Arbërinë në kampionatin kosovar, me rezultatin 1-0, duke marrë kështu një fitore shumë të rëndësishme.

Pas plot 11 vitesh mungesë, Interi i këtij sezoni duket shumë pranë titullit kampion.