Derbi i “Madoninës” mes Interit dhe Milanit ishte epiqendra e futbollit mbrëmjen e djeshme. Goli i Mauro Ikardit në sekondat e fundit të lojës, ka çuar në ekstazë tifozët e Interit, ndërsa ka trishtuar pa masë ata të Milanit.

Madje ka nga ata që janë nevrikosur për vdekje nga mënyra se si erdhi ai gol. Një ndër ta është edhe Mauro Suma, gazetari i televizionit të Milanit.

Ai po komentonte ndeshjen në radio e klubit kuqezi. Ku pas golit te Ikardit ai shperthen: “Gol Ikardi… Oh Zot! Dua të vdes në këtë moment! Dua te vdes pa mëshire! Shikoni çfarë bëjnë këta. Dhurojmë gola në çdo ndeshje, por ky gol do të na përndjekë gjithë sezonin! E pabesueshme! Jam i nevrikosur për vdekje! E tmerrshme çfarë goli kemi pësuar, çfarë drame… E pabesueshme!”, ka thënë ai nder të tjera në komentin e ndeshjes.