Granada shumë e fortë për Teutën, fiton thellë dhe kalon në turin e tretë

17/09/2020 - 18:21

Teuta nuk mundi të bëjë një tjetër surprizë në Europa League, pasi u mposht me rezultatin e thellë 0-4 nga spanjollët e Granadës dhe i dha fund aventurës në Kupat e Europës në turin e dytë eliminator.Ndonëse në letër ishte e qartë që Granada vinte nga “një tjetër planet futbolli”, durrsakët ua bënë edhe më të lehtë pasditen e sotme në “Niko Dovana”, pasi gabuan në disa momente dhe u dhanë mundësi miqve të shënonin me lehtësi.

Goli i parë erdhi që në minutën e pestë, kur pas një shpërthimi në krahun e majtë, Kennedy krosoi në zonë dhe gjeti të lirë sulmuesin Soldado, i cili i pa shqetësuar nga mbrojtja e Teutës, gjuajti saktë me të majtën dhe dërgoi topin në rrjetë.Vetëm 5 minuta më vonë erdhi një tjetër gabim i durrsakëve në mbrojtje, këtë herë me Fabian Beqajn që dorëzoi topin te kundërshtari dhe Soldado i ktheu reston brazilianit Kennedy, i cili shënoi golin e dytë për spanjollët.

Në minutën e 31-të, nga një goditje dënimi pa shumë pretendime, Kennedy uli bukur topin në zonë për Herrerën dhe ky i fundit shënoi edhe golin e tretë, duke vënë në kasafortë suksesin e spanjollëve.Trajneri Edi Martini provoi të ndryshojë në pjesën e dytë dhe la në dhomat e zhveshjes Asion Dajën, duke hedhur në fushë Ildi Grudën, por që në aksionin e parë, spanjollët shënuan edhe golin e katërt, sërish me autor Herrerën.

Martini provoi edhe kartën Hebaj për sulmin, duke përforcuar repartin e avancuar, ndërsa Teuta dha shenja zgjimi, por pa arritur të krijojnë raste të pastra shënimi, ndërsa në 10 minutat e fundit luajtën edhe me një lojtar më pak, pasi Fabian Beqja u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.Merr fund kështu edhe ëndrra europiane e Teutës, që i jep fund aventurës në në turin e dytë eliminator të Europa Leagues, ndonëse duhet theksuar se përballë kishte një kundërshtar të një niveli mjaft të lartë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Suksesi në transfertë përballë Dinamo Kiev i jep Juves më shumë qetësi përpara sfidës kundër Barcelonës në “Allianz Stadium”.

Mes shumë temave, për të cilat Gerard Piqué foli në intervistën e tij të gjerë me “La Vanguardia”, ishte edhe ajo që ndodhi me Leo Messin

Lewis Hamilton mund të jetë në rrugën e duhur drejt titullit të tij të shtatë në Formula 1, por britaniku nuk ka kontratë për vitin 2021.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka është takuar ditën e sotme me kryeministrin Edi Rama.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, është jo vetëm një “saraçineskë” në mbrojtje, por edhe një gjuetar goli në zonën rival

Një postimi i trajnerit të Italisë, Roberto Mançini në “Instagram”, në lidhje me Koronavirusin, që po bën kërdinë në të gjithë botën, pro

Teuta po vijojnë përgatitjet dhe për nisjen e sezonit dhe në kampin durrsak optimizmi është i madh dhe të gjithë besojnë se fitimi i titu

Tetori pa fitore për Shqipërinë dhe Kosovën është reflektuar edhe në klasifikimin botëror të FIFAs-s, ku të dyja përfaqësueset humbasin t

Republika Çeke bëhet shteti i parë europian që ndërpret kampionatin për shkak të shtimit të madh të rasteve me të prekur nga Covid-19.

Dy humbjet e fundit, në kampionat ndaj Kadiz dhe në Champions ndaj Shahtjorit, kanë trazuar ujërat te Reali i Madridit. Pas humbjes së dj