Njëra ndër përleshjet më të ashpra në histori të basketbollit të kolegjeve ndodhi të martën në mbrëmje, pas përballjes me Kansas dhe Kansas State, në Phog Allen Fieldhouse.Dhjetëra lojtarë, trajnerë dhe pjesëtarë të stafit të të dyja klubeve u përfshinë në përleshjen që ndodhi afër fundit të fitores 81:59 të Kansas kundër Kansas State.

Gjithçka nisi në sekondat e fundit të takimit, kur rezultati ishte vulosur tashmë. DaJuan Gordon po shkonte drejt koshit për të shënuar kur Silvio De Sousa i bëri bllok dhe i qëndroi sipër në shenjë sfide. Aty nisën të shtyrat mes lojtarëve të të dyja skuadrave, që shumë shpejt u shndërruan në grushte. Pati edhe lojtarë që morën karrige për të goditur kundërshtarët.

Si rezultat, De Suosa u përjashtua nga ndeshja, ndërsa të dyja klube pritet të përballen me dënime të ashpra nga autoritetet përgjegjëse.