Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Për Haaland ka nisur ankandi i çmendur. 10 klube në garë për sulmuesin

26/02/2021 - 21:07

Një gjë është e sigurtë: Erling Haaland do të jetë emri më i përfolur në merkaton e verës. Sulmuesi norvegjez është në orbitën e klubeve më të mëdhenj dhe më të pasur të futbollit europian. Vetëm pak ditë më parë, supermenaxheri i tij, Mino Raiola bëri të ditur se pak klube mund t’i lejonin vetes të paguanin për atë që do të jetë futbollisti më i mirë i në vitet e ardhshëm.

E përditshmja angleze “The Sun” ka përcaktuar me saktësi numrin e tyre, teksa bën të ditur se për Haaland ka nisur që tani një ankand i çmendur. Janë dhjetë klube, që kërkojnë dhe ëndërrojnë sulmuesin, por Borussia Dormund nuk ka ndërmend të dorëzohet. Konfirmimi vjen nga drejtori sportiv i skuadrës gjermane, Michael Zorc.

“Nuk do të shkojë tek asnjë nga këta dhjetë klube. Jemi të lumtur që e kemi në skuadër dhe po e programojmë të ardhmen bashkë me të”, është shprehur drejtori i Borussia. Por misioni për të mbajtur në ekip Haaland do të jetë më shumë se i vështirë, duke parë që për të interesohen mes të tjerë gjigandë të futbollit europian si Manchester City, United apo Real Madrid.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Lajm jo i mirë për Realin e Madridin në momentin kyç të sezonit.

Juventusi nuk po gjen paqe këtë sezon. Nuk ka vazhdimësi në rezultate dhe as siguri për të ardhmen.

Fjalët e Elvis Plorit, një javë më parë në “Rubrika Sportive” vazhdojnë të krijojnë pështjellim dhe polemika.

Trajneri i Teutës, Edi Martini, mendon se tashmë çdo gjë bëhet më e vështirë me skuadrën e tij në vendin e parë.

Është ngjitur në kuotën e 7 golave, 3 më pak se shoku i tij i skuadrës, Dejvi Bregu.

Vedat Muriqi nuk ia ka dalë që deri tani të përmbushë pritshmëritë me Lacion.

Napoli mposhti Sampdorian ditën e djeshme me rezultatin 2-0, duke marrë një fitore shumë të rëndësishme, e cila i mban në garë për zonën

Trepça mposhti në fundjavë Arbërinë në kampionatin kosovar, me rezultatin 1-0, duke marrë kështu një fitore shumë të rëndësishme.

Pas plot 11 vitesh mungesë, Interi i këtij sezoni duket shumë pranë titullit kampion.