Hamilton, pa kontratë për vitin 2021: Për momentin mendoj vetëm për titullin

23/10/2020 - 16:26

Lewis Hamilton mund të jetë në rrugën e duhur drejt titullit të tij të shtatë në Formula 1, por britaniku nuk ka kontratë për vitin 2021. Sidoqoftë, Hamilton nuk i intereson dhe nuk duket se ka një përgjigje përfundimtare për momentin.

Kryesuesi i Botërorit po drejton njëvendëshen e Mercedesit që nga viti 2013, pas një bashkëpunimi me McLaren. Lewis ka dominuar në vitet e fundit, sidoqoftë, gjashtë herë kampioni i botës nuk nxiton të nënshkruajë një kontratë të re.

“Normalisht, kur ulemi dhe flasim për këtë, ne planifikojmë për tre vjet. Sidoqoftë, tani jemi në një kohë tjetër. A dua të vazhdoj për tri sezone? Edhe kjo është një pyetje, ashtu si ka kaq shumë pyetje pa përgjigje. Ne po hyjmë në një epokë të re sa u përket makinave për vitin 2022, kështu që kjo është emocionuese dhe unë jam kurioz të shoh se si do të duken ato makina.”

Për sa kohë që Hamilton nuk e ka titullin e tij botëror në xhep, ai nuk dëshiron të mendojë ose të flasë për një kontratë të re:

“Do të duhet të shkojmë rreth tryezës dhe të bisedojmë, por për momentin nuk është përparësi. Së pari, duhet të sigurohem që këtë sezon do ta arrij objektivin tim. Kjo është përparësia ime për momentin dhe e vetmja gjë që po bëj.”

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Është hedhur shorti për ndeshjet gjysmë finale në Ligën e Kombeve që do të luhen përkatësisht në datat 6 dhe 7 tetor të vitit të ardhshëm

Tifozët më të rinj të futbollit me të drejtë mund të shtrojnë pyetjen: pse Diego Armando Maradona nuk e ka fituar asnjëherë Topin e Artë?

Lionel Messi është nxitur nga djali i Diego Maradonas që të heqë dorë nga fanella e tij me numrin 10 në Barcelonë si një nderim për legje

Ky është një sezon që nuk po shkon edhe aq mirë për Real Madrid. Los Blancos, pasi triumfuan me Interin, pësuan dy humbje radhëzi.

Ylli brazilian Nejmar, ishte protagonist në një veprim që po bën xhiron e internetit.

Goli ndaj ukrainasve ishte i 750-i në karrierë për portugezin, që për herë të parë në një ndeshje zyrtare e ka dërguar topin në rrjetë më

Humbja ndaj Realit të Madridit në “San Siro” ishte edhe fundi i eksperimenteve për Antonuio Conten, që vendosi të heqë dorë nga prova për

Teuta është parë si një nga pretendentet kryesore këtë sezon.

Një protestë e ashpër në përfundim të ndeshjes ndaj Beneventos i ka kushtuar shtrenjtë sulmuesit spanjoll të Juventusit Alvaro Morata, pa

Një futbollist është regjistruar duke goditur arbitrin me shkelm në stil "kung-fu" pas tensioneve dramatike në fund të një ndeshjeje të r