Një hap tjetër në historinë e Formula 1 për Lewis Hamilton. Me fitoren në Portugali britaniku koleksionon fitoren e 92-te duke kaluar edhe një ish-legjendë të Formula 1 si Michael Schumacher. Në Portimao, britaniku i Mercedes la pas shokun e tij të skuadrës Bottas (i 2-ti) pas vështirësive të xhiros së parë që pa Sainz çuditërisht të kalonte në avantazh.

Vendi i tretë për Red Bull të Verstappen, por sinjale të shkëlqyera nga Ferrari me Leclerc të katërtin, ndërsa Vettel në vendin e 10-të. Rekordit 14-vjeçar te vendosur nga Schumacher i erdhi fundi këtë të diel, gjermani  kishte thyer rekordin e Alain Prost në vitin 2001 në çmimin e madh të Belgjikës me 52 fitore. Pesë vite më pas, Schumacher bëri edhe 39 fitore të tjera, duke e çuar rekordin e tij në 91 triumfe.