23/01/2021 - 22:27
Ministri i Sporteve në Itali, Vincenzo Spadafora është rikthyer të flasë rreth rikthimit të tifozëve në shkallët e stadiumit. Të gjithë po presin të shohin dhe mbështesin nga afër skuadrat e tyre të zemrës, por duhet të presin akoma.Ky sezon në Serie A pritet të vijojë me dyer të mbyllura, një gjë që Spadafora e shpreh në prononcimin e dhënë për Rai Tre.
“Hapja e stadiumeve në këtë sezon është shumë e vështirë.Prania e një numri të madh tifozësh në shkallë është e komplikuar në këto kushte. Nuk mund ta bëjmë rikthimin gradual të tifozëve, një mision i pamundur në këto momente", deklaroi Spadafora.
/portali DurresLajm/