Hasan Lika: Fitore e rëndësishme, por Nika e Pepa na vunë në vështirësi me kartonat që morën

03/11/2014 - 15:26

DURRËS, 3 nëntor 2014-  Teuta arriti fitoren e dytë radhazi, ndaj një kundërshtari direkt në luftën për rënien nga kategoria. Trajneri i Teutës, Hasan Lika u shfaqi kënaqur për fitoren e skuadrës së tij

“Ne luajtëm mirë në pjesën e parë kishim epërsi në fushë arritëm të shënonim gola, ndërsa në pjesën e dytë futbollistët tanë e nënvlerësuan disi kundërshtarin pësuam një gol dhe në pjesën e dytë Vllaznia na vuri shumë në vështirësi dhe mund ta kishte barazuar ndeshjen. Ne hasëm probleme në pjesën e dytë dhe kundërshtari jo vetëm që mund të na kishte barazuar por edhe mund ta kishte kthyer rezultatin”, tha strategu i durrsakëve. Në vijim ai rezervoi kritika të ashpra për dy lojtarët Nika dhe Pepa, të cilët u ndëshkuan me kartonë të kuq vetëm për shkak të reagimeve ndaj gjyqtarit kryesorë duke vënë në rrezik edhe fitoren e ndeshjes.

“Ata duhet të mbajnë përgjegjësi pasi me veprimet e tyre vendosën në vështirësi skuadrën. Ata nuk u ndëshkuan për ndalimin e ndonjë aksioni të rrezikshëm të skuadrës kundërshtare por për veprime të pamendura mirë. Nuk janë një shembull i mirë. Më vjen keq, por duhen thënë si gjërat e mira dhe të këqija që kam për futbollistët”, tha Lika. Në fund ai ndalet edhe te objektivat e skuadrës. “Nëse vazhdojmë të luajmë asht si në pjesën e parë, do të jemi një ndër skuadrat që nuk do të rrezikohemi për të rënë nga kategoria. Disa futbollist kanë mundësi të shprehen akoma më mirë. Objektivat veç mbijetesës? Duam të rreshtohemi mes skuadrave më të mira. Detyra e parë ishte t’i largoheshim zonës së ftohtë, por kjo nuk do të thotë që tashmë duhet të jemi të qetë. Jemi pothuajse në nivele të barabarta. Rëndësishme është që të japësh më të mirën në fushën e lojës. Skuadra ynë është riformua në krahasim me sezonin e kaluar, por shkojmë përpara edhe kështu.

 

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Koronavirusi po ridizenjon futbollin me shumë klube që tashmë janë në krizë financiare.

Zërat për një largim të mundshëm të Manuel Neuer nga Bayern Munich në merkaton e kësaj vere shtohen gjithnjë e më shumë, kjo për faktin s

Ish-futbollisti i Njukastëll, Nolberto Solano është arrestuar nga policia në Peru, duke mos respektuar orarin e vendosur  nga shteti në p

Edi Martini mori drejtimin e Teutës në mes të sezonit, pas shkarkimit të Bledi Shkëmbit.

Në Durrës kanë gjetur një mënyrë origjinale për të mos lënë lojtarët që jetojnë në qytetin bregdetar pa stërvitje.

Tani që kampionatet janë pezulluar për shkak të Koronavirusit, pritet që të ketë edhe probleme të shumta në anën financiare për shumë eki

Ditën e sotme ka përfunduar karantina për skuadrën e Realit të Madridit, e cila u izolua pas rastit pozitiv me koronavirus të basketbolli

Shkencëtarë të njohur kanë deklaruar me keqardhje se një ndeshje e Champions League muajin e kaluar në Milano, mund të ketë qenë pika e s

Klubi i Barcelonës ka vendosur që të mos presë më lojtarët dhe ka vendosur në mënyrë të njëanshme t’u shpallë luftë atyre duke shkurtuar

Ish-futbollisti i Ajaksit, Abdelhak Nouri, pësoi një dëmtim të frikshëm në një ndeshje miqësore të vitit 2017, ndaj Verder Bremer, ndërko