Hasi: Çmimi për shqiptarët, Lenjanin e dëshiroja në Janar

16/01/2015 - 15:41

16 janar 2015 -  Besnik Hasi nuk është kurrë një nga ata personazhe që dorëzohen. I tillë ka qenë si futbollist në fushë dhe i tillë u shfaq dhe si trajner, ku për vite me radhë shërbeu te Anderlechti në pritje të momentit të tij, të cilin Besniku e mbërtheu fortë kur erdhi, duke u shpallur brenda pak kohësh dhe "Trajneri i Vitit" në Belgjikë. Një trofe që Besniku kërkoi ta ndante me të gjithë shqiptarët, duke folur shqip në momentin më të rëndësishëm të karrierës së tij, për të treguar se ai është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptarë. Një deklaratë ku nuk fshehu as dëshirën për të drejtuar një ditë kuqezinjtë. "Nuk fola rastësisht në shqip gjatë ceremonisë, sepse doja që zëri im të dëgjohej shqip. Doja të jepja një mesazh, doja të tregoja dhe identitetin tim e origjinën time si person. Komuniteti shqiptarëve është shumë i madh në Belgjikë dhe ky ishte një trofe dhe për ta, ashtu si dhe për të gjithë shqiptarët. Një trofe i arritur falë familjes sime, që është e para që ka sakrifikuar për sukseset e mia. Më vjen mirë që i kam bërë krenar shqiptarët, dhe shpresoj që një ditë t'i bëj të ndihen krenar pse jo dhe nën drejtimin e Kombëtares Shqiptare". Një titull kampion me Anderlechtin dhe një Superkupë e vendit, janë dy arrijte që nuk mund të anashkalohen në 2014 e tij ashtu si dhe cmimi i trajnerit më të mirë.

"2014 ishte një vit fantastik për mua. Fituam kampionatin duke qenë mbrapa në renditje, aq më tepër në fazën e Play-Off. Mundëm rivalë direkt dhe arritëm të fitonim dhe titullin, që ishte momenti më i bukur i vitit. Më pas fituam dhe Superkupën, bëmë mirë në Champions League me një skuadër të re duke marrë dhe komplimentat e mediave në vend por dhe atyre ndërkombëtare. Suksese që u arritën falë punës por dhe skuadrës sime. Cmimi i trajnerit më të mirë të vitit ishte më pas një arritje e mrekullueshme, sepse për të votojnë gazetarët, analistët, futbollistët, trajnerët dhe gjithashtu dhe fitues të "Këpucës së Artë" apo "Topit të Artë" në Belgjikë, ndaj ishte një vlerësim shumë i madh për mua". Përpara nuk ka një vit të lehtë, por Hasit i pëlqejnë sfidat ndaj dhe objektivat nuk i ka të thjeshtë, pavarësisht se pranon se si në kampionat dhe në Europë nuk do të ketë një detyrë të lehtë ndaj dhe përforcimet nuk do të mungojnë. "Në momentin që hidhet shorti t'i shpreson të kesh përballë një skuadër të lehtë, por në fakt në short nuk na buzëqeshi fati. Do të kemi përballë një skuadër si Dinamo e Moskës që është një skuadër shumë e vështirë. Megjithatë besoj se me punë mund të arrijmë të shkojmë larg në Europë. Gjithashtu në kampionat jemi katër pikë pas Brugge por unë jam optimist për fitimin e titullit. Do të bëjmë dhe dy ndërhyrje në merkato dhe besoj se më pas do të jemi të kompletuar". Kombëtaren Shqiptare e ndjek gjithmonë dhe një lojtar në vecanti do e dëshironte te Anderlechti i tij.

"Në fakt për momentin më nevojitet një mbrojtës dhe një lojtar ideal në këtë pozicion do të ishte Lorik Cana, por për fat të keq ai ka një kontratë me Lazion ndaj nuk mund ta blejmë dot. Është një futbollist shumë i kompletuar dhe po bën mirë me kombëtaren ashtu si e gjithë përfaqësuesja në fakt, që shpresoj ta shikoj në Europian".

Ndërkohë që Hasi zbuloi gjithashtu se Emir Lenjani ishte shumë pranë transfermit te Anderlehti, por një kapricio e fatit bëri që ai të kalonte te Rennes në Francë. "Provuam të blinim Lenjanin, madje dërgova dhe scoutet e mi për ta ndjekur nga pranë por në atë ndeshje ai ishte i dëmtuar. Ishte një lojtar që më pëlqente shumë por në janar kur donim të lëviznim konkretisht mësova që firmosi për Rennes. Gjithsesi i uroj shumë suksese". Detyra e tij e parë do të jetë të arrijë tashmë Club Brugge në vendin e parë të kampionatit belg dhe më pas të vazhdojë ëndrrën europiane për të eliminuar Dinamon e Moskës. Dy objektiva jo të thjeshtë, por Besnik Hasi, që sfidat në jetë nuk i ka pasur asnjëherë të thjeshta di si të përballet.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

E ardhmja e portierit Gary Maley në Livingston është lënë në mëshirën e tifozëve në rrjete sociale, pasi që klubi e postoi një anketë ku

Ish-lojtari italian, Masimo Brambati, ka hapur polemika të shumta në Itali, teksa në një lidhje live në “Instagram” ditën e djeshme është

Federata Malteze e Futbollit ka organizuar një mbledhje për të vendosur në do të jepet apo jo titulli kampion për edicionin 2019-2020.

Barcelona i ka të qarta idetë për merkaton e kësaj vere. Blaugranat kërkojnë të ndërhynë në ato reparte ku kanë më shumë nevojë.

Ky sezon ka qenë i pafat për Lukas Bilian. Dëmtimet i kanë komplikuar situatën duke e lejuar të luajë vetëm në 7 raste.

Portieri argjentinas, Uilli Kabajero ka zbuluar se mori kërcënime me jetë, pas asaj gafe të bërë në Botërorin e Rusi 2018, kur tentoi të

Teuta është e gjitha e përqendruar te stërvitjet. Data e rifillimit të kampionatit po afron dhe në Durrës duan që të jenë gati.

Në një kohë kur Premier League mbetet në pritje për të mësuar datën zyrtare se kur do të rifilloj kampionati, ekipet po punojnë për sezon

Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Michael Schumacher pësoi një aksident të rëndë në Alpet Zvicerane në janar të 2014-ës, ndërsa

Erblira Bici është një nga volejbollistet më të njohura shqiptare që luan në Itali.