Britania e Madhe prej dy vitesh ka një kauzë të madhe politiko-ekonomike që quhet BREXIT, e cila nëkputon daljen e shtetit nga unioni europian. Ky ndryshim radikal që kërkojnë britanikët prek në mënyrë të menjëhershme dhe futbollin. Kjo pasi nëse Britania e Madhe del nga unioni europian skuadrat angleze duhet të mos marrin pjesë në Ligën e Kampionëve.

Uli Hënes, një prej drejtuesve të Bajernit ka thënë për mediat se nësë do të ndodhë BREXIT, skuadrat angleze duhet të mos marrin pjesë në Ligën e Kampionëve.“Nëse vitin tjetër do të ndodhë BREXIT dua që Liverpul, Mançester Junajtid dhe ekipe të tjera mos t’i shoh më në Ligën e Kampionëve. Kjo është një kërkesë drejtësie dhe gjithçka tjetër që do të ndodhte do të ishte shkelje e dinjitetit njerëzor”, ka thënë Hënes.

Gjithashtu ai reagoi me indinjatë ndaj një kritike që ka bërë një gazetar mbi deklarëtën e tij për skuadrat angleze. “Keni udhëhequr ndonjëherë një ekip si Bajerni në krye të botës?”, ka përfunduar Hënes  me tone ironie.