Abuzim me autoritetin, favorizim dhe presion janë disa nga akuzat që rëndojnë ndaj presidentit të FIFA Gianni Infantino, i cili prej një jave është nën  hetim. Vetë FIFA ka dalë në mbrojtje të tij, duke thënë se nuk ka asgjë konkrete për këto akuzaPresidenti i organizmit më të lartë ndërkombëtar të futbollit, Gianni Infantino, 50 vjevc, është nën hetim që nga java e kaluar nga Zvicra me akuzën e abuzimit të autoritetit, shkelje të sekretit zyrtar, favorizim dhe presion për favorizim.

Nën hetim janë dhe prokurori i përgjithshëm i Zvicrës Mikael Lauber, i cili ka dhënë dorëheqjen tashmë. Prokurori  i jashtëzakonshëm Stefan Keller është emëruar në muajin qershor pas dorëheqjes së Luber dhe veprimi i parë i tij ishte pikërisht nisja e hetimeve dhe procedimit penal ndaj Infantinos.Mbrojtësi më i mirë i Infantinos është zv/sekretari i përgjithshëm i FIFA, skocezi Bell, drejtor juridik i UEFA, nga 2018 pjesë e administratës së FIFA.  Ai u shpreh se nuk ka asgjë serioze mbi të cilën mund të kryhen hetime dhe se presidenti Infantino do të respektojë  të gjitha vendimet e komisionit etik zviceran.

Në pranverën e vitit 2019, prokurori zviceran Lauber përfundoi në qendër të kritikave dhe akuzave për parregullsitë gjatë procesit kundër FIFA dhe për takimet e tij jo të protokolluara me Infantino dhe Arnold.Sipas autoritetit të vigjilencës mbi ministrinë publike të konfederatës, prokurori ka panguar zhvillimin e rregullt të procedimit penal, duke u sjellë në mënyrë të pandershme dhe duke thënë gjëra të rreme në shumë raste. Lauber ccoi vendimin në Gjykatën administrative federale, por pa sukses.

Bell këmbëngul se FIFA ka pasur një histori absolutisht të mjerueshme para se Gianni Infantino të zgjidhej në krye të saj. Ishte një kleptokraci e organizuar.  Sipas FIFA, që e ka selinë në Zyrih, takimet e Infantinos konsiderohen rutinë dhe gjatë tyre nuk ka ndodhur asgjë e paligjshme. Në këtë post, që nga 26 shkurti 2016, pavarësisht hetimit, Infantino vijon punën e tij, të paktën deri tani.