Higuain më larg Juventus, sulmuesi ka zgjedhur “ëndrrën amerikane”

21/05/2020 - 22:45

Vetëm sa është lënë mënjanë, por çështja “Higuain” nuk është mbyllur dh aq më pak nuk është harruar në shtëpinë e Juventus. Pas dyshimeve gjatë javëve të izolimit që sulmuesi kaloi me të afërmit në Argjentinë, e ardhmja e tij vazhdon të jetë larg kampionëve italianë. Tani më shumë se kurrë, sipas asaj që raporton “Washington Post”.

Prestigjozja amerikane bën të ditur se Higuain po mendon seriozisht tranferimin në MLS. Më saktë te DC United, ku do të gjente vëllain e tij, Federico, që përveçëse futbollist është edhe zëvendëstrajner i kësaj skuadre. Sipas të përditëshmes, tratativa është vetëm në hapat e para, por sulmuesi e ka marrë seriozisht këtë opsion për karrierën e tij.

Një gjë është e sigurt, Gonzalo Higuain nuk është i kënaqur te Juventus, ku pavarësisht se u bashkua me mentorin e tij Maurizio Sarri nuk e ka realizuar objektivin e tij për një vend fiks në formacion. Kjo konfirmohet edhe nga aktivizimet në sfidat e luajtura të këtij sezoni deri në ndërprerjen e tij.

Vetëm pak javë më parë, mediat argjentinase folën edhe për një rikthim të tij te River Plate, skuadra që e bëri të njohur në arenën ndërkombëtare përpara transferimit në Europë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-lojtari italian, Masimo Brambati, ka hapur polemika të shumta në Itali, teksa në një lidhje live në “Instagram” ditën e djeshme është

Federata Malteze e Futbollit ka organizuar një mbledhje për të vendosur në do të jepet apo jo titulli kampion për edicionin 2019-2020.

Barcelona i ka të qarta idetë për merkaton e kësaj vere. Blaugranat kërkojnë të ndërhynë në ato reparte ku kanë më shumë nevojë.

Ky sezon ka qenë i pafat për Lukas Bilian. Dëmtimet i kanë komplikuar situatën duke e lejuar të luajë vetëm në 7 raste.

Portieri argjentinas, Uilli Kabajero ka zbuluar se mori kërcënime me jetë, pas asaj gafe të bërë në Botërorin e Rusi 2018, kur tentoi të

Teuta është e gjitha e përqendruar te stërvitjet. Data e rifillimit të kampionatit po afron dhe në Durrës duan që të jenë gati.

Në një kohë kur Premier League mbetet në pritje për të mësuar datën zyrtare se kur do të rifilloj kampionati, ekipet po punojnë për sezon

Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Michael Schumacher pësoi një aksident të rëndë në Alpet Zvicerane në janar të 2014-ës, ndërsa

Erblira Bici është një nga volejbollistet më të njohura shqiptare që luan në Itali.

Klubet e futbollit janë duke u përgatitur për të rifilluar kampionatin teksa kanë nisur edhe stërvitjet.