Skuadra ruse e Zenitit ka bërë një ndeshje dhe një kualifikim të çmendur në ditën e sotme. Skuadra e drejtuar nga trajneri Sergei Semak arriti të mposhtë me rezultatin 8-1 skuadrën e Dinamo Minskut.

Zeniti e kishte humbur ndeshjen e parë dhe në ndeshjen e sotme ishte duke fituar 2-0 deri në minutën e 75 kur lojtari Paredes doli me karton të kuq.Por edhe pse me një lojtar më pak skuadra e Zenitit arriti të shënonte dhe dy gola të tjerë duke e mbyllur 90 minutëshin në rezultatin 4-0 dhe skuadrat u detyruan ti drejtoheshin shtesave.

Në minutën e 99 të shtesave skuadra e Dianmo Brest arrin të gjejë një gol i cili duket se i skualfikoi rusët, por jo vetëm që nuk u skualifikuan por arritën të shënonin edhe 4 herë të tjera duke vulosur rezultatin e përgjithshëm 8-1.

Ndeshja është komentuar shumë dhe nuk kanë qenë të pakta dhe hijet e dyshimit për një trukim të mundshëm.