Histori e pabesueshme, tifozi humbet në San Siro, kthehet pas 11 vitesh

04/11/2015 - 14:35

4 nëntor 2015 - Një histori e pabesueshme vjen nga Italia. Rolf Bantle, një qytetar zviceran, sot 71 vjeç, tifoz i Baselit, shkoi për të parë ndeshjen Inter – Basel që u zhvillua në gusht të vitit 2004, dhe është kthyer vetëm dje. Ndeshja ishte e vlefshme për kualifikimet për fazën e para grupeve në Ligën e Kampionëve. Ndeshja përfundoi 4:1 në favor të Interit, që u zhvillua në vitin 2004.

Por ndeshja nuk përfundoi edhe për zviceranin, i cili 15 minuta para ndeshjes shkoi në WC dhe më pas nuk arriti të gjej sektorin e miqve në stadium, por as veturën e tij në parkingun e stadiumit. Me 20 euro në xhep, por me ndihmën e shumë milanezëve, sidomos studentëve, duke jetuar rrugëve arriti të mbijetoi plot 11 vite në Milano.

“Për një kohë të shkurtër pothuajse fitova dashurin e milanezëve të cilët më quanin me plot dashuri Rudi. Kjo më bëri që mos të kem motiv të kthehem në shtëpi”, ka thënë njeriu i cili përjetoi ‘ndeshjen’ më të gjatë në histori, Rolf Bantle.

Zvicerani u kthye në atdhe nga ambasada e Zvicrës, e cila në fakt u kujdes për të gjitha shpenzimet mjekësore, duke e vendosur edhe në një kamp të pleqve pasi para se të humbiste, personazhi në fjalë ishte pa shtëpi dhe familje. 
I pyetur nga gazetarët e “Sportmediaset” se a i mungon Milano, pasi ka jetuar kaq shumë vite, ai është përgjigjur thjesht: “Nuk më mungon, pasi 11 vite ishin të mjaftueshme”.

/portali DurresLajm/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Është koha ajo heq dyshimet dhe në rastin e Gareth Gale, i cili vazhdon të përjetojë një moment të vështirë në karrierën e tij, faji duke

Frank Lampard nga dita e sotme nuk do të jetë më trajner i Chelsea-t.

Italia drejt përjashtimit nga Lojërat Olimpike të Tokyos.

Mesut Özil lë pas 8 vitesh Arsenalin për të nisur një aventurë të re dhe të parën në vendin e tij të origjinës, me Fenerbahçen në Turqi.

Trajneri i Teutës Edi Martini, i shoqëruar nga kapiteni, Renato Arapi kanë dalë sot në konferencën zyrtare për media, një ditë përpara nd

Kukesi ka regjistruar fitoren e dytë radhazi, teksa ka mposhtur me rezultatin 2-1 Bylisin në “Elbasan Arena”, në ndeshjen e vlefshme për 

Presidenti dhe 4 futbollistët e Palmas Fútbol y Regatas, anëtarë në divizionin e katërt të futbollit brazilian, vdiqën këtë të diel në nj

Ministri i Sporteve në Itali, Vincenzo Spadafora është rikthyer të flasë rreth rikthimit të tifozëve në shkallët e stadiumit.