Nga Bujar Qesja

Teksa rrëmoja për punët e mija, për të dhënë atë që di për futbollin e Durrësit, gjeta këtë fotografi të artë, që domosdoshmërisht gjykova për ta publikur.

Le t'i ndajmë së bashku, lotët e mallit dhe të ngacmimit shpirtëror, që ndjejmë për atë që quhet historia e futbollit të Durrësit.

Në këmbë nga e djathta:
Kolec Shuli (nuk jeton), Nuri Myshku, Nikolla Çeta (nuk jeton), Feti Golashi, Pandi Zoga, Zyhdi Daja (nuk jeton), Petrit Kërtusha (Sekretar i klubit sportiv Teuta), Niko Lito, Gani Dane, Bardhyl (Bardh) Kalaja, Flamur Qojle,

Ulur në gjunjë nga e djathta:
Mustafa Saraçi (nuk jeton), Muharrem Kadiu (nuk jeton), Filip Disha (nuk jeton), Niko Bespalla (nuk jeton), Fatbardh Bilali dhe Omir (Mirçe) Topçiu (nuk jeton).

Të mbledhur si me dorë, ky brez meriton nderimin dhe mirënjohjen tonë.

Homazh për futbollistët që nuk jetojnë, respekt për të tjerët.