Zv.trajneri i Teutës, Bledar Hodo dhe kapiteni Renato Arapi dolën në konferencën për shtyp në vigjilje të përballjes me Vllazninë që do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin “Niko Dovana”.

Ish-mesfushori Hodo, u shpreh se ky është një takim që meriton vlerësim maksimal, ndërsa kërkoi nga futbollistët të japin maksimumin për të marrë fitoren e parë në shtëpi.

Në sinkron me trajnerin ishte edhe kapiteni Renato Arapi, i cili beson se Teuta këtë sezon do të sulmojë fort titullin kampion, një trofe që mungon prej më shumë se dy dekadash në Durrës.