Red Bull po bën hapa të mëdha për të ngushtuar diferencat me Ferrarin dhe Mercedes. Ky është premtimi i shefit të skuadrës, Christian Horner, i cili thekson se muaji i pushimit do ta ndihmojë skuadrën austriake të punojë shumë me detajet që do të bëjnë diferencën në pjesën e dytë të sezonit. Si rival kryesor të këtij sezoni, Red Bull konsideronte Mercedes por rezultatet deri në këtë pikë jnë zhgënjyese për skuadrën me qendër në Milton Keynes.“6 podiume dhe një fitore. Janë të dhëna që na tregojmë se ndodhemi ende shumë larg pritshmërive tona.

Nëse shikojmë katër garat mes Montreal dhe Silverstone nuk kishim 100 % besueshmëri, gjithsesi në ndalesat e fundit kemi bërë paraqitje pozitive”.Edhe pse beson në rikthimin e Red Bull, Horner me diplomaci e pranon se tashmë ky sezon duket një çështje e mbyllur përsa i përket çështjes së titullit.“Mendoj se në aspektin e pikëve diferenca mes nesh dhe Ferrarit e Mercedes është shumë e madhe por unë besoj se mund ta kalojmë skuadrën italiane gjatë pjesës  së dytë të sezonit. Ky është një objektiv realist dhe mendoj se është gjithashtu i mundur për skuadrën tonë”.Në klasifikimin e përgjithshëm për konstruktorë, Mercedes kryson me 357 pikë, i ndjekur nga Ferrari me  318 dhe Red Bull me 184.