Humbi minifazën me Teutën, pritet stërvitje speciale për Latif

20/01/2019 - 14:18

Amadu Latif duhet të rindezë “motorët”. Kur dihet që këtë periudhë është stërvitur me shkëputje të mëdha, tashmë do t’i duhet të kryejë një fazë përgatitore speciale për të rigjetur formën optimale. Kujtojmë që në Durrës erdhi me shumë vonesë, ndërsa për ditë të tëra zhvilloi vetëm vrapime dhe ushtrime të lehta për të shmangur ndonjë dëmtim të mundshëm (prej transferimit në Bjellorusi, që nuk u konkretizua kurrë për shkak të kushteve të kontratës dhe rrogës tejet të ulët, që iu ofrua ganezit nga Shkatjor Soligorks).Me rikthimin e tij te Teuta, stafi teknik ka menduar që të përgatisë një plan individual për lojtarin.

Kjo shihet si zgjidhja e vetme që ai ka për të rifituar formën fizike në kohë rekord dhe kapur ritmin e pjesës tjetër të grupit, që ka kryer minifazë normale këtë periudhë. Të gjithë presin që ganezi jetë në 100% e tij dhe të garantojë golat, derisa në letër mbetet sulmuesi i vetëm që durrsakët kanë. Edhe pse klubi nuk mundi dot që të mbushte “arkën” me shitjen e tij, askush nuk e bëri dramë. Përkundrazi, stafi teknik e ka mirëpritur këtë rikthim. Sulmuesi jo vetëm që është ambientuar me skuadrën, por duke pasur edhe statusin e “shënuesit më të mirë”, mund të konsiderohet edhe një blerje në këtë merkato. Bomberi do punojë i intensivisht në ditët në vijim, që të jetë gati për kampionatin.

VASILEV- Merkatoja e Teutës ka “ngecur” pas afrimit të Erlis Frashërit. Prej ditësh pritet Renato Arapi, i cili nuk mund të transferohet pa fituar lirinë nga turqit. E megjithatë, kjo nuk do të thotë që me afrimet janë mbyllur llogaritë. Në skenë, madje, ka ridalë edhe emri i Radoslav Vasilev. Bullgari, i cili u llogarit si zëvendësuesi i Latif (transferim që më pas nuk u realizua), vazhdon të jetë “ëndrra” e drejtuesve të Teutës, por edhe vetë stafit teknik. Ai konsiderohet i duhuri, pasi plotëson të gjitha karakteristikat e një sulmuesi “race”.Një tjetër kriter bindës për formën e tij është edhe fakti që luan në një kampionat, i cili është akoma më mbrojtës se i yni, por edhe që shihet si një njohës i mirë i portës. Këtë e tregojnë statistikat e tij personale.

“Bomberi” 28-vjeçar mund të vijë si transferim i lirë, pasi është larguar zyrtarisht nga Çerno More. Ngërçi i vetëm mbetet rroga që kërkon lojtari i kombëtares bullgare. Një pagë, e cila është deri diku e lartë për financat e klubit dhe për më tepër, kur dihet që “arkave” nuk iu shtua asnjë qindarkë pas dështimit të transferimit të ganezit Amadu Latif. Gjithsesi, në kampin durrsak askush nuk e pohon se merkatoja është e mbyllur, duke lënë të kuptohet që nuk do të mungojnë surprizat në orët e ardhshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sfida ndërmjet Sivassporit dhe Besiktasit në Superligën turke të futbollit dhuroi një ngjarje mjaft të rëndë.

Monaco është klubi më i ri që ka shprehur interesim të madh për sulmuesin e Interit Mauro Icardi, të cilit i ka ofruar pagë shumë të majm

Duhej të ishte festë pas fitores së Superkupës, por nuk ka qenë e tillë rruga për në kthim e disa tifozëve të Partizanit.

Amadu Latif e mbylli aventurën me Teutën, sezonin që lamë pas, dhe tashmë ka zgjedhur që të largohet nga Shqipëria, dhe të vijojë karrier

Olimpia-Motagua është një nga derbit më të zjarrtë në Honduras, dhe i tillë ishte edhe këtë herë.

Lukaku vazhdon të punojë shumë, për ta nisur sa më mirë sezonin në Serie A.Përmes një postimi në rrjetet sociale, Romelu Lukaku i ka dërg

Mançester Siti dështoi të sigurojë fitoren e dytë në Premier Ligë, teksa nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2, në ndeshjen kundër Totenhemi

Kanë mjaftuar pak ndeshje që situata te skuadra e Bajern Mynih të kthehet përsëri e tensionuar.

Teuta është mundur në miqësoren e parë zhvilluar në Durrës pas kthimit nga faza përgatitore në Korçë.

Sportisti i mirënjohur i UFC, Connor McGregor është gjobitur pasi ai sulmoi një burrë në klubin ku kishte shkuar.