Që sot e tutje mbajtësit e flakdanëve apo mjetet piroteknike në stadiumet shqiptarë rrezikojnë burgun. Hyn zyrtarisht në fuqi këtë 8 tetor dënimet e reja për dhunën në sport, pjesë e ndryshimeve në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, me ashpërsimin e masave për Veprimet e Dhunshme në veprimtaritë sportive, një premtim i dhënë ky që në marsin e vitit të kaluar nga Kryeministri Rama në takimin me Përfaqësuesit më të lartë të FSHF, Presidentë klubesh dhe organizmave të tjera të agjensive ligjzbatuese, pas incidenteve në ndeshjen mes Kamzës dhe Lacit ku u godit gjystari kryesor i takimit Eldorjan Hamiti. Në Ndryshimet e publikuara në fletoren zyrtare që 24 shtatorin e kaluar, përbëjnë një risi për sa i përket dispozitave juridike ku Goditja ose të tjera vepra dhune ndaj sprtiostëve, trajnerëve aopo arbitrave dënohen detyrimisht me burg, sic parashikohet në nenin 274/a të Ligjit numër 7895 në Kodin Penal, ku shkruhet.

Neni 274/a

Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv

Goditja ose vepra të tjera dhune ndaj sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv, për shkak të veprimtarisë sportive, nga persona jashtë kësaj veprimtarie, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në ambiente sportive, më shumë se një herë, apo është kryer nga drejtues apo anëtarë të klubeve sportive, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

Përvec ashpërsimit të masave për goditjet një risi absolute tanimë përbëjnë edhe vepra dje që nuk ndiqeshin penalisht, si për shembull hyrja në fushën e lojës nga persona të paautorizuar, apo aq më tepër mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike , fishekzjareve dhe flakadanëve , deri dje fenomene të zakonshme sidomos në ndeshjet e futbollit, por që sot dënohen me burgim nga 6 muaj deri në tre vjet..

Neni 274/b

Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive

Hyrja në fushën e lojës, gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit sportiv, nga persona të paautorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë. Kur nga kjo vepër ka ardhur pengimi i zhvillimit normal të aktivitetit sportiv, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj. Hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi masën e njerëzve, mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarreve, flakadanëve, gjatë zhvillimit të një aktiviteti sportiv, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.”.

Vetëm pak ditë më parë dhuna u kthye në kryefjalë të lajmeve sportive me incidentet në derbin e kryeqytetit, ku nuk munguan dhe imazhet e goditjet e tifozëve me njëri tjetrin me flakadanë, vepra këto që tani e tutje sipas ligjit duhet të dënohen me burgim. Një ndryshim i rëndësishëm ky që mbetet për tu parë se si do të zbatohet dhe a do të arrijë që të eleminojë nga stadijumet shqiptare një dukuri deri më tani të zakonshme si mbajtja e flakdanëve apo mjeteve piroteknike në cdo0 ndeshje të rëndësisshme në kampionatin e futbollit.