Hysaj-Napoli, qetësohet situata, Ancelotti i jep fjalën!

10/01/2019 - 19:00

Është qetësuar “furtuna” mes Elseid Hysajt dhe Napolit. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare dukej në prag divorci më “të kaltrit” por me sa raportojnë mediat italiane situata nuk është më aq konfliktuale dhe 24- vjeçari mund të vijojë karrierën e tij tek klubi italian.

Përfaqësuesi i lojtarit shqiptar, Mario Giufreddi ka zhvilluar një takim “kokë më kokë” me drejtorin sportiv të Napolit Cristiano Giuntoli, megjithatë më e rëndësishme në këtë pikë ka qënë biseda mes menaxherit të Hysajt dhe trajnerit Carlo Ancelotti. Ky i fundit duket se ka dhënë garancitë e pretenduara nga përfaqësuesi i futbollistit shkodran duke e konsideruar mbrojtësin si një aset me vlera për skuadrën e kaltër.

Gjatë periudhës së fundit emri i Elseid Hysajt është përmednur shpesh duke e lidhur të ardhmen e shkodranit me Chelsea-in. Marrëdhënia e ngushtë me trajnerin e bluve Maurizio Sarrin dhe aktivizimi jo i rregullt tek Napoli kishin përforcuar zërat për një kalim të mundshëm tek klubi londinez.Gjithsesi për momentin duket se ardhmja e Hysajt do të vijojë të jetë tek të kaltrit  megjithëse në merkaton e dimrit situata mund të ndryshojë nga ora në orë.

Në vitin 2016-të, futbollisti i përfaqësueses shqiptare nënshkroi kontratën e re me klubin napoletan, kontratë e cila përfundon në vitin 2021.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Juventusi po bën gjithcka për të ndërtuar një skuadër të frikshme sezonin e ardhshëm. Bardhezinjtë po tentojnë të rikthejnë në Torino pas

U fol edhe për një transferim të mundshëm te Kukësi, por karriera e Mërgim Mavrajt do të vazhdojë në Bundesligën e dytë gjermane. 

Real Madridi e ka merituar përcaktimin e “mbretit” në blerje yjesh.

Interi ka prezantuar ditën e sotme fanellën e dytë, teksa ka surprizuar me ngjyrën.

Benitez dhe Newcastle nuk arritën marrëveshje për rinovimin e kontratës, duke bërë që rrugët e tyre të ndahen.

Cristiano Ronaldo ka patur një të ftuar special në bordin e jahtit të tij, aty ku po kalon pushimet verore me familjen e tij.

Kameruni do të përballet ditën e nesërme me Guinea-Bisaun në takimin e vlefshëm për Grupin F të  Kupës së Afrikës.

Luis Suarez është bërë gaz i botës, me një reagim të tij gjatë ndeshjes mes Uruguait dhe Kilit e vlefshme për Kupën e Amerikës.

Mesfushori i Teutës dhe njëkohësisht kapiteni i Kombëtares U-21, Sherif Kallaku, konfirmoi edhe një herë se do të respektojë kontratën me

Teuta ka zhvilluar edhe miqësoren e dytë në tokën bullgare, ku po zhvillon fazën përgatitore në kudër të eliminatoreve europiane, ndërsa