Elseid Hysaj nuk do të rinovojë kontratën e tij me Napolin.

Sipas asaj që raporton “RAI Sport”, të kaltërit kanë ndërprerë tratativën, pasi nevojat ekonomike të dy palëve nuk përkojnë dhe bëhet pothuajse e pamundur të shkojnë përpara së bashku.

Mbrojtësi shqiptar do të jetë lojtar i lirë në fundin e këtij sezoni.

Probabiliteti i madh është që ai të vazhdojë karrierën tek Roma, klub ku kanë nisur kontaktet dhe që nuk e kanë fshehur kurrë pëlqimin për Hysajn.