Në fillim i kanë bërë një ftesë, më pas ka ardhur anullimi i saj. Telvizioni shtetëror iranian kishte ftuar ish-futbollistin spanjoll Carles Puyol për të komentuar ndeshjen e botërorit “Rusi 2018” midis Spanjës dhe Iranit, por pak minuta para se të niste transmetimi ish-kampioni i botës në vitin 2010 me iberikët është larguar nga studio.

Motivimin e anullimit të ftesës e ka shpjeguar vetë Puyol, që tha: “Nuk donin që të qëndorja në studio, për shkak të flokëve të gjata".

"Nuk e kuptoj, m’u duk shumë qesharake, por u largova edhe pse ishim gati për të dalë në transmetim direkt”, u shpreh mbrojtësi spanjoll, që gjithnjë në karrierën e tij i ka mbajtur flokët e gjatë.