Mediet spanjolle janë të sigurta se Zinedine Zidane ka vendosur të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit dhe vendimin e tij ja ka komunikuar lojtarëve. Para këtyre të fundit, vendimin e ka ditur vetë presidenti Perez, që tashmë po mendon për pasuesin e francezit dhe kërkimet e tij duket se janë drejtuar në një pistë të qartë.

Në listën e pasuesve të Zidane janë vetëm tre emra, por vëmendjen kryesore të presidenti e ka Max Allegri. Ish-trajneri i Juventusit prej dy sezonesh është i papunë.Fabrizio Romano raporton se ka pasur kontakte mes trajnerit dhe Perez dhe Allegri e ka pranuar ofertën për drejtuar klubin e “Los Blancos”.

Përveç Allegrit, Raul është gjithashtu një mundësi.Allegri e ka pranuar në intervista të mëparshme se para tre vitesh e ka refuzuar stolin e Real Madrid. Në atë kohë kishte një projekt me Juventusin dhe zgjodhi të qëndrojë. Tani duket se është momenti i duhur.