Fitorja me Spalin nuk kishte vetëm vlerën e 3 pikëve për Interin, por ajo i dha edhe vendin e parë, duke parakaluar kështu Juventusin, pas hapit fals që bardhezinjtë bënë me Sasuolon.

Grupi i Kontes duket mjaft kompakt, si brenda ashtu edhe jashtë fushe. Klima është fantastike në dhomat e zhveshjeve, madje pas fitores me Spalin të gjithë bashkë shkuan të festojnë në një restorant të njohur në Milano.

Menuja e darkës kishte bazë peshkun, për të festuar vendin e parë në renditje, edhe pse vetëm momental.