Xhenaro Gatuzo nuk i shmanget përgjegjësive kurrsesi, por në të njëjtën kohë ai është i acaruar me mënyrën sesi skuadra e tij e menaxhoi këtë ndeshje, e cila duhej fituar me çdo kusht, duke parë nevojën e kuqezinjve për pikë për të siguruar zonën e Ligës së Europës. Prandaj, trajneri i Milanit paraqitet shumë i irrituar përballë gazetarëve, në fund të sfidës.

“Skuadra po humbet kontrollin e saj dhe po nisim që të bëjmë hapa prapa. Kur luan pa vënë shpirtin në fushë duhet të përjetosh pikërisht të tilla paraqitje të shëmtuara dhe unë nuk mund t’i pranoj të tilla turpërime. Kur humbet një ndeshje në këtë mënyrë, do të thotë se duhet të ndërrosh totalisht linjë pune. Edhe pse skuadra mund të krijojë, nuk tastike nga shumë lojtarë, por kur vjen puna që zbresim në fushë, shumë gjëra nuk dimë t’i përsërisim, hymë në vështirësi të mëdha. Ndonjëherë, nga lëvizjet që bëjmë, dukemi si një bandë muzikantësh. Madje, e vuajmë aq shumë kundërshtarin edhe pse ata mund të mos bëjnë gjëra mahnitëse. Problem fizik? E pranoj se në kohët e fundit ka as idenë më të vogël sesi mund të arrijë që t’i bëjë keq kundërshtarit dhe ky është një hendikap, jo vetëm teknik, por edhe psikologjik, duke parë formën tonë me Beneventon, për të cilën fajtori më i madh jam unë. Pse kjo rënie e Milanit? Nuk arrij ta kuptoj. Gjatë javës, në stërvitje, bëjmë seanca të rëndësishme dhe marr sinjale fankemi shpenzuar shumë energji dhe është normale që dikush prej lojtarëve të ketë rënie. Por, ajo që mua më shqetëson më shumë është mungesë e dëshirës për të luftuar, japim imazhin sikur nuk jemi më një skuadër e bashkuar. Ky fakt më irriton shumë sepse kjo nuk duket më skuadra që unë njoh në këto muaj”.