Sportisti i mirënjohur i UFC, Connor McGregor është gjobitur pasi ai sulmoi një burrë në klubin ku kishte shkuar. Video tregon momentin kur skocezi godet me grusht personin dhe më pas largohet nga shoqëruesit e tij.

Sipas asaj që bën të ditur “The Sun” shkaku i këtij veprimi ishte refuzimi që burri i bëri sportistit. McGregor futet në lokal dhe porosit një shishe uiski dhe disa gota për të qerasur të gjithë personat që ishin aty.

Një burrë i moshuar nuk pranon që të marrë gotë nga sportisti duke iu kthyer jo këndshëm me fjalë. McGregor insiston që ai ta marrë por që përsëri refuzohet.

Kjo ka sjellë dhe reagim të sportistit i cili fillon dhe e ofendon personin e moshuar dhe më pas e godet.Burri i moshuar nuk reagon fare dhe pasi mbaron pijen e tij largohet nga lokali. 

McGregor do të paraqitet në gjykatë për çështjen ku do të marrë dhe dënimin në formën e një gjobe.