Ibra: Banderola “Mirë se u ktheve bir i Zotit” ishte për mua

19/09/2014 - 09:14

 

Në një nga tribunat e “Amsterdam Arena”, ku Ajaksi i Amsterdamit barazoi 1-1 me Paris Saint Germain, ra në sy një banderolë ku shkruhej: “Mirë se u ktheve bir i zotit”, që i referohej njërit prej lojtarëve të kampionëve të Francës, që në të kaluarën ka qenë pjesë e harkëtarëve. Por për cilin bëhet fjalë? Për Maxwel, Van der Wil apo Zllatan Ibrahimovic? Dilemat i shuan vetë gjiganti suedez, i cili pas takimin pohoi se ai mesazh i ishte drejtuar pikërisht atij. "Sigurisht që ajo banderolë ishte për mua. Rikthimi në këtë stadium ishte diçka e veçantë, ishte një mbrëmje e mrekullueshme." 12-vjet më parë Zllatan debutoi në Champions League me Ajaksin, skuadër të cilën tashmë e sfidon si kundërshtare në fazën e grupeve, duke mbrojtur ngjyrat e Paris Saint Germain. Pasi dështoi të shënonte në Amsterdam Arena, 33-vjecari shënjestron Barcelonës, me të cilën ka llogari të hapura. "Tani PSG duhet të reagojë dhe të marrë pikë ndaj Barcelonës. Do të takohemi pas dy javësh."

Mesazhi, qoftë nëpërmjet një batutë, është i qartë. Zllatan kërkon të hakmerret për eliminimin e Paris Saint Germmain nga katalanasit në sezonin 2012-2013 në 1/8 e kompeticionit vetëm falë golin në fushën kundërshtare.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vetëm një pandemi globale si Covid-19 mund të largonte vëmendjen nga futbolli por dhe në këtë kohë krize gjithëpërfshirëse për futboll vi

Të flitet për sport në këto momente është shumë e vështirë në çdo vend të botës aq më tepër në Itali ku lufta me koronavirusin në javët e

Pjesa më e madhe e kampionateve në Europë janë pezulluar për shkak të koronavirusit.

200 mijë euro vetëm e vetëm për t'u kthyer në vendlindjen e tij.

Lajm tronditës për futbollin spanjoll dhe të gjithë botën e futbollit.

Për një futbollist është shumë e vështirë të qëndrojë i ngujuar në shtëpi, pa e parë për ditë të tëra fushë.

Koronavirusi po ridizenjon futbollin me shumë klube që tashmë janë në krizë financiare.

Zërat për një largim të mundshëm të Manuel Neuer nga Bayern Munich në merkaton e kësaj vere shtohen gjithnjë e më shumë, kjo për faktin s

Ish-futbollisti i Njukastëll, Nolberto Solano është arrestuar nga policia në Peru, duke mos respektuar orarin e vendosur  nga shteti në p