Ibrahimovic ka vendosur të qëndrojë tek Milani

31/07/2020 - 19:04

Një rritje me 1700% të shitjeve të bluzave të reja është një tregues i qartë se tifozët e Milan besojnë tek ky ekip, besojnë mbi të gjitha tek Zllatan Ibrahimovic i cili ndryshoj si me magji sezonin e Milan që pas ardhjes së tij në janar. Drejtuesit e klubit kuqezi janë të vetëdijshëm për këtë impakt që ka pasur suedezi, për këtë arsye dëshirojnë që Ibra të rinovoj kontratën.

Jo vetëm drejtuesit e klubit por sipas “La Gazzetta dello Sport edhe vetë Ibrahimovic ka vendosur të qëndroj në Milano, kjo të paktën është dëshira e tij. Tani mbetet që palët të ulen në një tavolinë dhe të gjejnë akordin ndërmjet tyre, gjithçka nis mbi bazën e 5 milion euro plus bonuse të ndryshe në varësi të golave dhe të paraqitjes së ekipit, për të arritur tek 6 milion euro, aq sa kërkon Zllatan.

Të shtunën në mbrëmje, Ibra do të zhvilloj ndeshjen e fundit me Milan për ti besuar më pas kontratën e re agjentit të tij Mino Raiola. Ndryshe nga se është diskutuar kohët e fundit, e ardhmja e Ibrës si “djall” mund të jetë më shumë se një vit, mund të arrihet një akord për një kontratë 2-vjeçare.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pak ditë më parë mediat italiane raportuan se babai i Lionel Messit, Jorge Messi ka blerë një apartment në rrugën Joe Viale, shumë pranë

Në Itali fitoi titullin kampion për të nëntin sezon radhazi, por në Europë, Juventusi tregoi sërish se i mungon diçka për të fituar, pasi

Samir Handanoviç mbetet e tashmja për rolin e portierit të Interit, por në ambientet zikaltër po reflektojnë edhe mbi të ardhmen.

Klaus Gjasula është një nga lojtarët shqiptarë më të përfolur gjatë sezonit të sapo mbyllur.

Maurizio Sarri nuk është më trajneri i Juventusit.

Është gjithmonë e vështirë të gjesh fjalët e duhura për të treguar se si ndihet një futbollist që sapo është ngjitur në majën e podiumit.

Deri në 15 milionë paund do të arrijnë në total shpërblimet e lojtarëve të Mançester Sitit në rast të një triumfi në Champions këtë sezon

Kriza e shkaktuar nga pandemia botërore tani ka goditur edhe futbollin. Shumë klube janë në vështirësi, përfshirë këtu edhe Arsenalin.