Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Ibrahimovic rrëmben skenën e Aristonit, mbyll Sanremon me një monolog motivues

07/03/2021 - 14:48

Dëmtimi në ndeshjen ndaj Romës një javë më parë bëri që Zlatan Ibrahimovic të mos vihej në dispozicion të Stefano Piolit gjatë kësaj jave, për ndeshjet ndaj Udineses të mërkurën dhe asaj ndaj Veronës. Megjithatë 39-vjeçari suedez u bë protagonist sërish në ekrane, këtë herë në skenën e Aristonit, në festivalin tradicional italian të këngës, Sanremo, ku ishte edhe i ftuar fiks gjatë gjithë javës së koncertit. Sulmuesi u bë protagonist vazhdimisht me deklaratat e tij, teksa një mbrëmje këndoi në duet me trajnerin e Bolognës, Sinisa Mihajlovic, ndërsa mbrëmë, në natën finale të festivalit, kishte zgjedhur një monolog mjaft special për mbylljen e spektaklit.

“Nëse nuk ndërmerr sfida me veten, nuk mund të rritesh. Kur ndërmerr sfida është si të zbresësh në fushë dhe kur zbret në fushë, mund të fitosh dhe mund të humbësh. Unë kam luajtur 945 ndeshje dhe kam fituar shumë, por jo të gjitha. Kam fituar 11 tituj kampionë, por edhe kam humbur të tjerë. Kam fituar kupa të shumta, por edhe kam humbur disa. Jam Zlatan edhe pa i fituar të gjithë ndeshjet, jam Zlatan si kur fitoj, ashtu edhe kur humb. Nëse gabon Zlatan, mund të gabosh edhe ti, por e rëndësishme është të bësh diferencën çdo ditë. Kam bërë më shumë se 500 gola, por edhe kam gabuar disa raste. Disa penallti kanë shkuar keq, por dështimi nuk është e kundërta e suksesit, është thjesht një pjesë e suksesit. Të mos bësh asgjë, është gabimi më i madh që mund të bësh. Impenjim, dedikim, vazhdimësi, përqendrim…. Ju jeni të gjithë Zlatan dhe unë jam të gjithë ju. Faleminderit Itali, shtëpia ime e dytë”, tha Ibra në monologun mbyllës të Sanremos.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Lajm jo i mirë për Realin e Madridin në momentin kyç të sezonit.

Juventusi nuk po gjen paqe këtë sezon. Nuk ka vazhdimësi në rezultate dhe as siguri për të ardhmen.

Fjalët e Elvis Plorit, një javë më parë në “Rubrika Sportive” vazhdojnë të krijojnë pështjellim dhe polemika.

Trajneri i Teutës, Edi Martini, mendon se tashmë çdo gjë bëhet më e vështirë me skuadrën e tij në vendin e parë.

Është ngjitur në kuotën e 7 golave, 3 më pak se shoku i tij i skuadrës, Dejvi Bregu.

Vedat Muriqi nuk ia ka dalë që deri tani të përmbushë pritshmëritë me Lacion.

Napoli mposhti Sampdorian ditën e djeshme me rezultatin 2-0, duke marrë një fitore shumë të rëndësishme, e cila i mban në garë për zonën

Trepça mposhti në fundjavë Arbërinë në kampionatin kosovar, me rezultatin 1-0, duke marrë kështu një fitore shumë të rëndësishme.

Pas plot 11 vitesh mungesë, Interi i këtij sezoni duket shumë pranë titullit kampion.