Mauro Icardi mbetet ende një çështje e hapur, një teme e nxehtë e cila pritet të jetë sërish në foksin e mediave gjatë merkatos së verës, kjo për një arsye të thjeshtë: PSG nuk ka vendosur ende përfundimisht të blej kartonin e sulmuesit argjentinas. Pas një fillimi të fjetur, Icardi u rikthye në personazhin kryesor gjatë periudhës ku në Paris mungonin Neymar dhe Cavani, të dëmtuar.

Pikërisht në momentin më të rëndësishëm të sezonit, Icardi po humbet shumë nga shkëlqimi dhe nga kontakti me golat, kjo stepje ka bërë që drejtues e klubit francez të hezitojnë për të blerë kartonin e tij nga Inter. Icardi është në formë huazimi deri në fund të sezonit, me të drejtë blerje për 70 milion euro.

Për argjentinasin vijon të jetë e hapur pista Juve, skuadër që e kërkoi dhe gjatë verës së shkuar por sipas “Diario Gol”, në garë për të siguruar shërbimet e tij është futur edhe Real Madrid. Icardi shihet si pasuesi ideal i Benzema, edhe më herët emri i tij është lidhur me kalim të mundshëm në Madrid. Mbetet për tu parë se si do të jete ecuria e PSG në Champions League por dhe vetë rendimenti i Icardit.