Simone Inzaghi dhe Lazio do të vijojnë bashkëpunimin ndërmjet tyre deri në vitin 2024. Nuk ka më asnjë dyshim mbi këtë pjesë, firma mbi kontratën e re është thjesht një procedure formale me zyrtarizimin që pritet të vijë nga momenti në moment. Inzaghi do të përfitojë nga kontrata e re 2,5 milion euro në sezon.

Igli Tare ka bindur më në fund trajnerin për të vijuar projektin së bashku, pasi Inzaghi ishte një nga emrat më të lakuar në merkato, kjo dhe për vetë faktin se në fund të sezonit i përfundonte kontrata. Inzaghi ishte dhe një alternative për të zëvendësuar Andrea Pirlo në stolin e Juves, një trajner që u lakua edhe përpara se Pirlo të merrte drejtimin e “Zonjës së Vjetër”.