Inter monitoron Ergys Kaçen

28/01/2016 - 22:38

Faqja shumë pranë klubit zikaltër FcInter News, njofton se klubi i Erick Thohir është vënë në gjurmët e mesfushorit të Kombëtares Shqiptare. Si një klub i madh Interi tregohet i vëmendshëm për të vëzhguar të rinjtë premtues në qarkullim nëpër Europë dhe mes tyre figuron edhe emri i Ergys Kaçes që po monitorohet me kujdes nga Interi. Kace që është pjesë e Paokut të Selanikut “grish” emisarët e klubit italian për shkak të karakteristikave të tij si një lojtar mjaft i vlefshëm për mesfushën, ku vlerësohet nga njerëzit e merkatos së Inter si një regjisor që mund të orientojë lojën e skudrës në qarkullimin e topit.

Gjithsesi Fc Internews sqaron se për momentin nuk bëhet fjalë për një tratativë të hapur me Paokun duke garantuar se 22 vjeçari nga Korça do ta mbyllë këtë sezon te Paoku ku ka si trajner ish juventinin Igor Tudor, por është fiksuar në axhendën e merkatos së Interit për verën e ardhshme kur dhe ky operacion mund të kryehet me qetësinë e duhur.

Për sa i përket cmimit të Kaçes bëhet e ditur se presidenti i Paok Iakovos Angelides kërkon rreth 4 milionë Wuro për kartonin e tij, por nënvizohet gjithashtu dhe fakti se Kaçe nuk ka ndër mend për të rinovuar kontratën e tij që skadon në 2017. Një fakt i tillë në fakt duket se ka penalizuar Kacen edhe në mundësitë e pakta që po gjen për tu aktivizuar me klubin grek që po ushtron presion në këtë mënyrë ndaj 22 vjeçarit që të pranojë rinovimin e kontratës. Inter ndërkohë vëzhgon i gatshëm për të përfituar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Skuadra e Torinos është bërë vatër e “nxehtë” e koronavirusit në Itali.

Liga e Europës mbylli mbrëmjen e djeshme fazën e parë me eliminim të këtij sezoni, ku u plotësuan të gjitha skuadrat që do të duelojnë në

Izmir Smajlaj vijon të dhurojë paraqitje të jashtëzakonshme.

Gazetat italiane vlerësuan se gjyqtari gjerman Tobias Stieler e ndryshoi ndeshjen kur e përjashtoi nga loja Remo Freuler në fillim të pje

Mauricio Sarri mund të jetë trajneri i ardhshëm i Barcelonës.

Jerome Boateng po hetohet nga Prokuroria e Mynihut për plagosjen e Kasia Lenhardt, ish-e dashura e tij, e cila bëri vetëvrasje dy javë më

Pesë raste pozitive me Covid-19 janë regjistruar tek Interi.

 Tri fitore radhazi për Teutën që përjeton një shkurt të begatë.

Sulmuesi i Teutës, Ildi Gruda, është parë duke qarë në përfundim të ndeshjes me Tiranën në “Selman Stërmasi”.